Bota

Kurti flet pas takimit me Vuçiç, tregon çfarë diskutuan në praninë e Merkel dhe Macron

6 Tetor 2021, 14:58 Nga DOSJA
Kurti flet pas takimit me Vuçiç, tregon çfarë

SLLOVENI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth takimit që ka mbajtur në Slloveni ku të pranishëm kanë qenë dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Kurti tregoi se për çfarë u bisedua në këtë takim, ndërsa theksoi vijimin e Procesit të Berlinit.

Në një bisedë me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron & Presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit; lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave”, shkroi Kurti në Twitter.

Ai tha se Kosova i mbështet marrëveshjes në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e BB6 trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, shkroi Kurti.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë me temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi samiti i brdos ne slloveni albin kurti dialogu kosove-serbi samiti i brdos ne slloveni

Sondazh

Poll