Bota

Shpallet restoranti më i mirë në botë, shqiptari kryeson me ‘Noma’: Jemi shumë të lumtur

6 Tetor 2021, 08:27 Nga DOSJA
Shpallet restoranti më i mirë në botë, shqiptari kryeson me

DANIMARKË- Restoranti i kuzhinierit me origjinë shqiptare Rene Rexhepi është zgjedhur si restoranti më i mirë në botë. Restoranti Noma në Danimarkë, është zgjedhur nga The World’s 50 Best, gjatë një kompeticioni që u zhvillua mbrëmjen e kaluar. Lajmin për fitimin e vendit të parë e ka dhënë vetë kompeticioni me anë të një postimi në Twitter.

“Zonja dhe zotërinj, Nr. 1 në 50 Restorantet më të Mirë në Botë 2021, të sponsorizuar nga S.Pellegrino & Aqua Panna, është Noma në Kopenhagen, Danimarkë! Duartrokisni së bashku për kuzhinierin Rene Rexhepi dhe ekipin e tij!,” shkruhet një njoftimin e The World’s 50 Best.

Ladies and gentlemen, No.1 in The World’s 50 Best Restaurants 2021, sponsored by S.Pellegrino & Aqua Panna, is Noma in #Copenhagen, #Denmark! Put your hands together for chef Rene Redzepi and his team! #Worlds50Best @SanPellegrino @nomacph @ReneRedzepiNoma pic.twitter.com/OUHb4b6vA6

— The World’s 50 Best (@TheWorlds50Best) October 5, 2021

Ndërkohë që pas kësaj zgjedhjeje, restoranti në faqen zyrtare të Twitter, shkruan se janë shumë krenarë që janë votuar restoranti numër 1 në botë. 

“Çfarë momenti i pabesueshëm për të gjithë ne në Kopenhagen. Ne jemi shumë të lumtur dhe krenarë që ekipi ynë është votuar restoranti numër 1 në botë”, shkruhet në Twitter.

What an incredible moment for us all in Copenhagen.

We are so happy and proud of our team being voted the no. 1 restaurant in the world. #Worlds50Best pic.twitter.com/v0mH09WdaW

— restaurant noma (@nomacph) October 5, 2021

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rene rexhepi restoranti noma rene rexhepi restoranti noma

Sondazh

Poll