Bota

Von Der Leyen: Pata një telefonatë me Biden, riafirmuam vendosshmërinë për vaksinimin e gjithë botës

6 Tetor 2021, 13:31 Nga DOSJA
Von Der Leyen: Pata një telefonatë me Biden, riafirmuam

SLLOVENI– Gjatë konferencës për mediat, pas Samitit të Brodos, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen zbuloi se ka pasur një telefonatë me presidentin e SHBA-së, Joe Biden. Në bisedën e tyre, Leyen tregon se kanë riafirmuar vendosshmërinë për të vaksinuar të gjithë botën. Temë tjetër e bisedës mes dy liderëve ishte tregtia dhe konfirmimi se NATO është aleanca më e fortë e mbrojtjes.

Diskutuam për ndryshimet klimatike. Ne kemi eksportuar mbi 800 milionë vaksina në mbi 100 vende. Mbi të gjitha kemi dhuruara vaksina. Ndonjëherë është mirë të kujtojmë çfarë po bëjmë. Në lidhje me SHBA, pata një telefonatë me presidentin Joe Biden ku riafirmuam vendosshmerinë për të vaksinuar të gjithë botën. Po krijojmë edhe fabrika në disa vende për të prodhuar vaksina. Kemi diskutuar edhe për tregtinë. Diskutova me presidentin Biden edhe per mbrojtjen. Theksuam konfirmimin se NATO është aleanca më e fortë e mbrojtjes. Është e rëndësishme që BE të jetën në gjendje të veprojë, të forcojmë kapacitetet tona, bazat tona industriale nga kërcënimet e reja.’- tha presidentja e KE-së.

Samiti i Brdos/ Liderët e BE nga Sllovenia: Unioni është i paplotë pa Ballkanin, ngërçi me Bullgarinë po pengon negociatat!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden samiti i brdos ne slloveni von der leyen joe biden samiti i brdos ne slloveni von der leyen

Sondazh

Poll