Politike

Protesta për rritjen e çmimeve, Çuçi: Policia, e pjekur për të menaxhuar çdo situatë

5 Tetor 2021, 20:51 Nga DOSJA
Protesta për rritjen e çmimeve, Çuçi: Policia, e

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se Policia e Shtetit është e pjekur mjaftueshëm për të menaxhuar situatat që lidhen me protestat.

Gjatë një lidhjeje live në emisionin “Opinion”, ku foli për dorëheqjen e Ardi Veliu nga drejtimi i Policisë së Shtetit, Çuçi iu përgjigj pyetjes së Fevziut nëse Ministria e Brendshme është e përgatitur për të menaxhuar protestat e mundshme lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për rritje çmimesh.

Blendi Fevziu: A keni frikë që në ditët në vijim duke e lidhur edhe me deklaratat e kryeministrit për rritjen e çmimeve që mund të ketë protesta qytetare dhe a jeni të përgatitur për t’i menaxhuar ato?

Bledi Çuçi: Protesta është gjëja më e ligjshme në demokraci. E rëndësishme është të bëhen paqësore dhe besoj se policia ka pjekurinë e duhur për të menaxhuar çdo situatë që lidhet me protestat.

Marrë nga tvklan.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi bledi çuçi

Sondazh

Poll