Politike

Largimi i Ardi Veliut, flet Çuçi: S’është e shtyrë! Gledis Nano, pasuesi? Nesër…

5 Tetor 2021, 20:07 Nga DOSJA
Largimi i Ardi Veliut, flet Çuçi: S’është e

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi këmbëngul se kryepolici Ardi Veliu është larguar nga posti dhe nuk është shkarkuar. Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”, ai tha se nuk dinte asgjë për vendimin, me të cilin është njoftuar pasi nga dalë nga Komisioni i Sigurisë. Ndërsa emri i pasuesit të Veliut, do të vendoset nesër në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

“Dha dorëheqjen jemi në fillimin e një mandati të ri ai ka gjykuar që të japë dorëheqjen. Nuk është e shtyrë apo nën presion. E ka marrë në një moment dhe një ushtrim të mandatit me shumë sukses. Pse e përgënjestruat? A ishit në dijeni? Ai është edhe…media u mor me një batutë që u nxorr nga konteksti. Atje ka një dinamikë të caktuar. Ishte përgjigje ndaj një reagimi që kisha unë nga biseda që po bëhej brenda. Nuk kemi të bëjmë me shkarkim. Unë kam qenë në mbledhje dhe nuk e kam ndjekur dinamikën. Është e vërtetë që ka dhnë dorëheqjen por nuk është shkarkuar. Kur e dija? Informacionin e mora pasi mbarova komisionin e sigurisë që Veliu dha dorëheqjen. Nuk kam folur me Ramën,”-tha ai ndër të tjera.

FJALA E PLOTË:

Dha dorëheqjen jemi në fillimin e një mandati të ri ai ka gjykuar që të japë dorëheqjen. Nuk është e shtyrë apo nën presion. E ka marrë në një moment dhe një ushtrim të mandatit me shumë sukses. Pse e përgënjestruat? A ishit në dijeni? Ai është edhe…media u mor me një batutë që u nxorr nga konteksti. Atje ka një dinamikë të caktuar. Ishte përgjigje ndaj një reagimi që kisha unë nga biseda që po bëhej brenda. Nuk kemi të bëjmë me shkarkim. Unë kam qenë në mbledhje dhe nuk e kam ndjekur dinamikën. Është e vërtetë që ka dhnë dorëheqjen por nuk është shkarkuar. Kur e dija? Informacionin e mora pasi mbarova komisionin e sigurisë që Veliu dha dorëheqjen. Nuk kam folur me Ramën. Me kryeministrat kemi vënë objektivat dhe do kishim një kërkesë të shtuar ndaj rezultateve të Policisë. A kishte lidhje me afatin 100 ditor? Përgjithësisht ka qenë një përpjekje e mirë, por kërkesat tona janë shumë më tepër është kontrolli i territorit dhe besoj që duhet të bëjmë shumë më tepër. Cila ka qenë pakënaqësitë tuaja? Nuk është vendi, se unë kam pakënaqësi edhe ndaj vetes time. I reshtoj çdo ditë në mëngjes kur ulem në tavolinën e ministrit. E them me bindje të plotë se Ardi Veliu ka qenë bashkëpunëtor i mirë dhe profesionist. Gledis Nano? Ta lëmë për nesër, të kemi lajme dhe për nesër. Nano është një nga kandidatrurat. E vendosim nesër në mbledhjen e qeverëisë. Atentati në Elbasan dhe avioni në Vermosh, keni një konstatim se rendi publik ka probleme? Nuk ka probleme të shtuara. Në 2013 kemi pasi 107 vrasje, këtë vit kemi 52 vrasje. Po ju flas me statistika. Nuk ka shqetësim të shtuar. Lufta me krimin është e rrezikshme, do jetë dhe na shoqëron me zhvillimin tonë. Ne jemi në situatën më të mirë ku shteti ka në dorë të gjithë sigurinë e republikës.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi largimi i ardi veliut bledi çuçi largimi i ardi veliut

Sondazh

Poll