Politike

Rritja e çmimeve, Rama “mbytet” me komente: Shqiptarëve s’u ka munguar buka as në kohët e zymta, jo më kur…

5 Tetor 2021, 20:40 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve, Rama “mbytet” me komente: Shqiptarëve

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët, të cilët janë vërsulur në faqën e tij pasi deklaroi rritjen e çmimeve në vend. Në profilin e tij në faqen zyrtare, një prej qytetarëve i ka thënë Ramës se shqiptarët janë të shqetësuar se nuk do të mund të sigurojnë dot bukën në shtëpi, ndërkohë që kryeministri i ka kthyer përgjigjen e tij standard që tashmë e përdor prej vitesh.

“Shqiptareve buka nuk u ka munguar as në kohët më të zymta të historisë së tyre,”-shkruan Rama.

BISEDAT E RAMËS ME QYTETARËT:

Qytetari: Boll mor burr, boll! Ti po i ben hallall, por dit per dit ky avaz . Merziten njerezit qe nuk kane buk ne shtepi, dhe me beso qe ka shume.Shiko detajet tani, ju ka ardhur Koha. Kuptome!

Rama: Leon So per cilin avaz e ke fjalen i dashur Leon dhe sa per buken, shqiptareve buka nuk u ka munguar as ne kohet me te zymta te historise se tyre, keshtu qe ndjese po komunikimi me njerezit eshte detyre e imja dhe nuk quhet avaz po quhet bashkejetese demokratike!

Qytetari: Rritja e çmimeve ku do shkojme ne pencionistet ne varr ….shkofte gjith politika e hajdutave…

Rama: Ferdi Rodi çmimet nuk kane lidhje me politiken po me tregun e lire sepse nuk jemi ne komunizem kur cmimet i vendoste shteti dhe kur çmimet rriten kudo ne te gjithe planetin, nuk ka se si te ulen ne Shqiperi, jo se s’do politika po se ky eshte sistemi i ekonomise se tregut!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rritja e çmimeve edi rama rritja e çmimeve

Sondazh

Poll