Politike

Ministri Manja pezullon nga detyra dy specialistë të burgut në Shkodër: Hetim administrativ

5 Tetor 2021, 19:44 Nga DOSJA
Ministri Manja pezullon nga detyra dy specialistë të burgut në

TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka firmosur urdhërin për pezullimin nga detyra të dy specialistëve në burgun e Shkodrës. Me urdhër të ministrit janë pezulluar Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, që të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë institucionit të vuajtjes së dënimit në Reç të Shkodrës.

Ministri Manja e firmosi urdhërin për pezullimin ndërsa ka kërkuar fillimin e hetimit administrativ ndaj tyre. Të dy u denoncuan në emisionin “Stop”, pasi bashkëshortja e Martin Tushes, i cili vuan dënimin në Reç pretendon se punonjësit i kanë kërkuar para në këmbim të disa shërbimeve.

Mario Latoshi është përgjegjës për kontaktet e të burgosurve me familjarët. Ndërsa Arlando Hoxha ndikon në raport-vlerësimin e sjelljes së të burgosurve, kur këta të fundit kërkojnë, që koha e mbetur e vuajtjes së dënimit, t’i konvertohet në arrest shtëpie apo shërbim prove. Sipas bashkëshortes, Martinit i takojnë të gjitha këto vlerësime lehtësuese,  bëhen enkas të vështira, për të zhvatur para. Hetimi do të vendosë nëse pretendimet e saj janë të vërteta.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike burgu i reçit punonjesit e burgut te recit shkoder burgu i reçit punonjesit e burgut te recit shkoder

Sondazh

Poll