Aktualitet

Policia spanjolle arreston 12 shqiptarë, po udhëtonin ilegalisht me anije drejt Skocisë

5 Tetor 2021, 20:55 Nga DOSJA
Policia spanjolle arreston 12 shqiptarë, po udhëtonin ilegalisht me

SPANJË– Policia e Spanjës ka arrestuar 12 persona me kombësi shqiptare, pasi u kapën në një anije që transportonte gaz nga porti i Bilbaos.

Sipas mediave, shqiptarët u futën në mënyrë të fshehtë brenda portit me anë të një kamioni që transportonte tuba, ndërsa dy të tjerë u kapën në det të hapur. Destinacioni përfundimtar ishte porti i Glasgoë, në Skoci.

12 shqiptarët janë prangosur, ndërsa për 2 prej tyre është hapur një proces dëbimi, ndërsa 10 të tjerë janë në periudhë të qëndrimit ligjor.

Agjentët zbuluan një kamp të përbërë nga disa tenda të vendosura nën njërën prej urave të hyrjes në portin e Bilbaos, në të cilin ishin strehuar shtatë qytetarë me kombësi shqiptare.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Tetor 2021, 15:13

ELBASAN– Vrasja e Ardjan Çollakut dhe Lulzim Bitrit në Elbasan është filmuar e gjitha nga kamerat e sigurisë së karburantit por edhe e bizneseve që...