Aktualitet

Kapen rreth 300 kg marijuanë në doganën e Podgoricës, droga brenda kamionit-cisternë kaloi nga Hani i Hotit

5 Tetor 2021, 20:16 Nga DOSJA
Kapen rreth 300 kg marijuanë në doganën e Podgoricës, droga

MAL I ZI- Rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis janë kapur sot në terminalin Doganor në Podgoricë. Droga u zbulua nga anëtarët e Administratës së të Ardhurave dhe Doganave, të kryesuar nga Aleksandar Damjanoviç, brenda një kamioni cisternë, e cila ishte në pronësi të të një shtetasi të Bosnjës dhe Hercegovinës, por identiteti i tij nuk është bërë me dije.

Kamioni me lëndën narkotike hyri në Mal të Zi nga Shqipëria dhe mendohet se destinacion për lëndën narkotike ishte Bosnje Hercegovina, duke kaluar edhe nga dogana e Hanit të Hotit, por asgjë nuk është pikasur. 

“Pasdite, një cisternë erdhi nga drejtimi i Shqipërisë dhe kolegët e dërguan në terminalin doganor në Podgoricë, për një kontroll më të detajuar. Pastaj, përmes një skaneri, ne përcaktuam se në rezervuarin, i cili duhej të shkonte në Bosnje, afërsisht një e pesta ishte përpunuar për një bunker të veçantë të kontrabandës. Sipas gjetjeve të para, aty ka rreth 300 kilogramë marijuanë. Personi dhe mallrat i janë dorëzuar policisë për veprime të mëtejshme,”- tha Siniša Raičević, menaxheri i Shtëpisë Doganore të Podgoricës.

Ndërkohë që hetimet kanë nisur, ndërsa sipas gazetarit investigativ Artan Hoxha, droga është në pronësi të një grupi të fuqishëm kriminal, por nuk ka bërë me dije detaje të tjera. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet droga brenda kamionit cisterne mal i zi droga brenda kamionit cisterne mal i zi

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Tetor 2021, 15:13

ELBASAN– Vrasja e Ardjan Çollakut dhe Lulzim Bitrit në Elbasan është filmuar e gjitha nga kamerat e sigurisë së karburantit por edhe e bizneseve që...