Politike

Çfarë po paralajmëron ish-Presidenti? Nëse fillojnë procedurat për shkarkimin e Metës, të mbrohet Republika

10 Qershor 2019, 14:39 Nga DOSJA
Çfarë po paralajmëron ish-Presidenti? Nëse fillojnë

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, njëkohësisht ish-presidenti Bujar Nishani i ftuar në SYRI TV ka folur në lidhje me situatën politike ku ndodhet Shqipëria.

Duke folur përballë gazetarit Bledian Koka, Nishani është shprehur se me anulimin e datës së zgjedhjeve, presidenti ka ushtruar një të drejtë kushtetuese.

‘Këtë e kam bërë edhe unë duke shtyrë zgjedhjet’, u shpreh ish-presidenti Bujar Nishani.

Por ish-presidenti Nishani është shprehur gjithashtu se presidenti duhet të mbrojë Republikën.

‘Nëse mazhoranca ndërmerr hapa për të shkarkuar presidentin pas këtij akti, atëherë Republika është nën sulm dhe presidentit i lind e drejta të marrë çdo vendim për të mbrojtur Republikën’, u shpreh ish-presidenti Bujar Nishani.

Marrë nga Syri.net

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bujar nishani ilir meta shkarkimi i metës shkarkimi i presidentit zgjedhjet e 30 qerhsorit bujar nishani ilir meta shkarkimi i metës shkarkimi i presidentit zgjedhjet e 30 qerhsorit

Sondazh

Poll