Bota

Studimi/ Mikro mpiksjet e gjakut mund të jenë shkaku i simptomave afatgjata të Covid-19

5 Tetor 2021, 17:25 Nga DOSJA
Studimi/ Mikro mpiksjet e gjakut mund të jenë shkaku i simptomave

AFRIKË E JUGUT– Hulumtimet e reja nga Universiteti Stellenbosch tregojnë se një mbingarkesë e molekulave të ndryshme inflamatore, të bllokuara brenda mpiksjeve mikroskopike të patretshme të gjakut, mund të jenë shkaku i disa prej simptomave të vazhdueshme të përjetuara nga individët me Covid afatgjatë. Mediat e huaja bënë me dije se studiuesja Resia Pretorius foli më tej për këto hulumtime duke thënë se individët e prekur me covid akut, janë të prirur të kenë mpiksje më të shpeshtë të gjakut dhe disa perj tyre mund të vuajnë prej mpiksjeve në mushkëri.

“Ajo që kemi gjetur tani mes individëve me Covid afatgjatë, është se këto mikro-mpiksje gjithashtu vazhdojnë për një kohë shumë të gjatë. Ne nuk mund t’i shpërbëjmë ato me karakteristikat e tretjes në laborator”, tha ajo.

Pretorius shpjegon se ata gjetën nivele të larta të molekulave të ndryshme inflamatore të bllokuara në mikro-mpiksje, të pranishme në gjakun e individëve me COVID afatgjatë. Disa nga molekulat e bllokuara përmbajnë proteina koaguluese si fibrinogjeni dhe alfa-2-antiplazmin. Kjo, sipas saj, është një gjetje e rëndësishme për të kuptuar covidin akut dhe për të gjetur kurën për të. 

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 simptomat afatgjata te covid-19 covid-19 simptomat afatgjata te covid-19

Sondazh

Poll