Bota

Fitoi titullin ‘Mjeshtër i Shahut’, aftësia e 11-vjeçarit afrikan shpëton familjen nga varfëria

5 Tetor 2021, 15:06 Nga DOSJA
Fitoi titullin ‘Mjeshtër i Shahut’, aftësia e

SHBA– 11-vjeçari Tanitoluwa Adewumi, i njohur ndryshe si ‘Tani’, ka arritur të bëhet Mjeshtër Kombëtar i Shahut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat e huaja raportuan që ai u njoh me lojën e shahut disa vite më parë, kur jetonte me familjen e tij në një qendër të pastrehësh dhe tani zë vendin e 28 si personi më i ri në moshë që ka arritur titullin e mjeshtrit.

Tani dhe familja e tij emigruan nga Nigeria drejt SHBA-ve në vitin 2017 për tu shpëtuar sulmeve nga grupet ekstremiste. Ai mundi të ndiqte shkollën fillore me ndihmën e një pastori. Një nga mësuesit e tij, i mësoi klasës të luanin shah, gjë kjo që e impresionoi mënjëherë Tanin. Në turneun e tij të parë të shahut, ai u vlerësua me rezultatin më të ulët nga çdo student tjetër, por një vit më vonë, Tani arriti të rrëmbente trofeun e kampionatit shtetëror, duke mposhtur 73 nga lojtarët më të mirë të New York-ut.

Mësuesi i Tanit, krijoi një faqe GoFundMe, e cila mundësoi mbedhjen e mbi 250.000 dollarëve, për të ndihmuar shahistin e vogël dhe familjen e tij për tu larguar nga qendra e strehimit dhe për të jetuar në shtëpinë e tyre. Familja e Tanit kontribuan me para për një organizatë shahu në Afrikë duke inkurajuar shumë njerëz të fillojnë të luajnë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shahisti 11 vjecar tanitoluwa "tani" adewumi shahisti 11 vjecar tanitoluwa "tani" adewumi

Sondazh

Poll