Bota

Borrell flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Bashkëpunimi me SHBA-në pozitiv

5 Tetor 2021, 14:52 Nga DOSJA
Borrell flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Bashkëpunimi me

BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka fol para eurodeputetëve lidhur me marrëveshjen për targat e automjeteve, të arritur nga Kosova dhe Serbia të enjten në Bruksel.

Borrell gjatë fjalimit të tij e përmendi edhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar për rolin e tij në zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës, duke e vlerësuar lart bashkëpunimin me SHBA-në.

Në Ballkanin Perëndimor më duhet të them se bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara është shumë më i mirë. Për krizën e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, e cila u zgjidh falë punës së mirë të të dërguarit tonë special, Miroslav Lajçak, më duhet të them se bashkëpunimi ynë me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara ka qenë shumë pozitiv”, tha Borrell.

Ai vazhdoi të fliste për marrëdhëniet me SHBA-në, por tha se Bashkimi Evropian duhet ta ndërtojë autonominë e vetë.

Marrëdhënia jonë me Shtetet e Bashkuara është, sigurisht, shtylla më e fortë e lirisë dhe prosperitetit tonë. Ne duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë atë, por në të njëjtën kohë duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë autonominë tonë, sepse interesat tona nuk do të përputhen gjithmonë”, deklaroi Borrell.

US remains closest and most important EU partner; transatlantic foreign policy coordination is key for stable, prosperous & democratic world.
Strengthening our relationship includes EU to be ready to autonomously shoulder more of the burden@Europarl_EN https://t.co/SnTDicWJuR pic.twitter.com/E6SxdfjjAq

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 5, 2021

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni arrihet marreveshja per targat gabriel escobar josep borrell parlamenti europian arrihet marreveshja per targat gabriel escobar josep borrell parlamenti europian

Sondazh

Poll