Bota

“Po të kisha vetëm një plumb…”/ Vrau të dashurën dhe gjyshen e saj, vrasësin në Mal të Zi e dorëzoi i vë

5 Tetor 2021, 14:34 Nga DOSJA
“Po të kisha vetëm një plumb…”/ Vrau të

MALI I ZI– Ilir Gjokaj do të qëndrojë për 40 ditë në burg derisa Prokuroria të përfundojë hetimet për vrasjen e të dashurës së tij, Sheilja Bakija. Gjokaj dyshohet se vrau të renë bashkë me gjyshen e saj, ndërsa i plagosur nga plumbat mbeti dhe babai i viktimës. Avokati i tij mbrojtës Srđa Lješković tha se 28-vjeçari u gjet nga vëllai i tij, Toni, i cili njoftoi edhe Policinë për vendndodhjen duke sjellë prangosjen e të shpallurit në kërkim.

“Ai u gjet nga njëri prej vëllezërve, Toni, i cili veproi me nder – më njoftoi, si avokat mbrojtës, dhe unë e dorëzova në polici. Tani gjithçka është në duart e autoriteteve gjyqësore,”– tha Leskovic. Po ashtu, avokati hodhi dyshime se klienti i tij kishte menduar edhe për vetëvrasje, duke treguar bisedën me të.

“Nuk ka folur as me prokuroren e çështjes. Mua ai më tha vetëm një fjali: Unë nuk do të isha këtu sot nëse do të më kishte mbetur të paktën një plumb,“-shtoi avokati.

Gjokaj qëlloi me armë zjarri në shtëpinë e të dashurës së tij 5 ditë më parë, duke i marrë jetën 2 personave, e pas vrasjes ai u largua me makinë duke u fshehur për ditë më radhë. Policia e shpalli në kërkim, ndërsa në aksion u vendosën edhe qytetarët që ndanë fotot e tij në rrjete sociale, me shpresën se dikush do ta njihte dhe do të njoftonte autoritetet. Por duket se këtë punë e ka bërë i vëllai.

Marrë nga Vijesti.me

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ilir gjokaj sheilja bakija vrasja e shejla bakijas ilir gjokaj sheilja bakija vrasja e shejla bakijas

Sondazh

Poll