Bota

Presidenti i Maqedonisë së Veriut në vizitën e parë shtetërore në Greqi, kërkon hyrjen në BE

5 Tetor 2021, 17:20 Nga DOSJA

GREQI – Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, u takua ditën e sotme në Athinë me Presidenten greke, Katerina Sakellaropoulou, dhe Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ka kërkuar mbështjetjen e tyre për rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Europian. Kjo është vizita e parë shtetërore e tij në Greqi teksa vazhdojnë të punojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e dekadave të kaluara.

Sakellaropoulou konfirmoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vende si dhe anëtarësimin i Maqedonisë së Veriut në BE, duke theksuar se për realizimin e objektivave është me rëndësi zbatimi i plotë i “marrëveshjes së Prespës”. Ajo shtoi se pavarësisht se Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë hapa pozitivë sa i përket marrëveshjes, ka ende disa cështje që duhet të zgjidhen.

Ne po shqyrtojmë çdo aspekt të bashkëpunimit tonë dypalësh në mënyrë që të forcojmë mundësitë që ai ofron në një mënyrë reciprokisht të dobishme.”, tha ajo.

Pentarovski, foli për marrëveshjen e Prespës dhe iu referua termit ligjor “Pacta sunt servanda”, që do të thotë “marrëveshjet duhet të respektohen”. Ai vazhdoi duke thënë se Marrëveshja e Prespës kontribuoi në hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe shtoi se shpresonte që të ndihmonte gjithashtu në anëtarësimin e saj në BE.

Ish -republika jugosllave e Maqedonisë shpalli pavarësinë në 1991, por normalizoi marrëdhëniet me Greqinë në 2018 pasi ra dakord të ndryshonte emrin në Maqedoninë e Veriut për të adresuar shqetësimet e Athinës për rajonin e saj verior të Maqedonisë. Maqedonia e Veriut dhe pesë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova – të gjithë kërkojnë anëtarësimin në BE, por anëtarët ekzistues janë të ndarë në planin kohor të zgjerimit të bllokut prej 27 vendesh.

(m.k/dosja.al)


Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

Loading ... Loading ...

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota presidenti i maqedonisë së veriut vizite ne greqi presidenti i maqedonisë së veriut vizite ne greqi

Sondazh

Poll