Politike

Basha flet nga samiti i PPE, i kërkon Bashkimit Europian të përqëndrojë energjinë tek marrëveshja Kosovë-Serbi

5 Tetor 2021, 17:00 Nga DOSJA
Basha flet nga samiti i PPE, i kërkon Bashkimit Europian të

SLLOVENI– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në samitin e Partisë Popullore Europiane, që po mbahet në Slloveni. Gjatë fjalës së tij ai i ka kërkuar Bashkimit Europian të fokusohet në marrveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që problemet e pazgjidhura të mos kthehen në kriza. Basha theksoi se njohja e Kosovës nga 5 shtetet anëtare të mbetura duhet të përfundojë, pasi sipas tij asnjë argument nuk mund të justifikojë mosnjohjen e pavarësisë së saj.

Fjala e Bashës në samitin e PPE:

“Ngjarjet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi dhe në Malin e Zi, tregojnë se sa e brishtë mbetet paqja dhe stabiliteti në këtë rajon. Remineshencat e një të kaluare jo shumë të largët, të përziera me interesa gjeo-strategjike të fuqive jo-perëndimore, janë një fitil që mund të ndizet nga momenti në moment.  Siç e dimë të gjithë, problemet e pazgjidhura shumë lehtë mund të kthehen në kriza. Kjo është arsyeja pse është jetike për BE-në që të përqëndrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.  Dhe për ta arritur këtë, njohja e Kosovës nga 5 Shtetet Anëtare të mbetura duhet së pari të përfundojë. Asnjë paralelizëm nuk mund të bëhet, asnjë argument nuk mund të justifikojë mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, përderisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka certifikuar atë Vetëm në këtë mënyrë, Ballkani Perëndimor do të hyjë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit, e cila me siguri do të jetë një vlerë e shtuar për BE-në.”

Lulzim Basha mbërrin në samitin e PPE, pritet të mbajë fjalimin e tij gjatë evenimentit

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha ne samitin e ppe lulzim basha ne samitin e ppe

Sondazh

Poll