Politike

Ai në Vermosh s’është i vetmi? Berisha nxjerr PAMJET: Narkoflota sot fluturoi mbi Hamallaj!

5 Tetor 2021, 14:42 Nga DOSJA
Ai në Vermosh s’është i vetmi? Berisha nxjerr PAMJET:

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë një video të një mjeti flutues që ëshët pikasur sot në Hamallaj. Videon e xhiruar nga një ndjekës, Berisha e ka shpërndarë në rrjetin e tij social “Facebook”, ku edhe nuk është kursyer me akuza.

“Narkoflota sot fluturoi mbi Hamallaj! sb,”-shkruan ai. Ndërkohë që vetëm dje, në Vermosh u rrëzua një tjetër avion që sipas Policisë nuk kishte brenda asgjë të jashtëligjshme, por banorët e zonës raportojnë për një paketim që është marrë me fuoristradë nga dy persona dhe një femër.

Po ashtu, gazetarët e kronikës shtojnë se avioni kishte mbërritur për të marrë një dërgesë me kanabis, pasi tani është edhe koha e kultivimit. Megjithatë mbetet për t’u zbuluar nga hetimet e mëtejshme se përse kishin ardhur 3 personat në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike avioni ne hamallaj sali berisha avioni ne hamallaj sali berisha

Sondazh

Poll