Politike

VIDEO- Deputeti Sula DENONCON te ‘Ligjet’: Paguhet 200-300 euro për një vaksinim fallco, bëhet dhe në Rinas

5 Tetor 2021, 15:02 Nga DOSJA
VIDEO- Deputeti Sula DENONCON te ‘Ligjet’: Paguhet 200-300 euro

TIRANË– Çështja e pandemisë dhe e vaksinimit ishte tema kryesore në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme. Deputetët e opozitës u përfshinë në debate duke akuzuar Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun për keqmenaxhim. Deputeti demokrat Dashnor Sula ngriti shqetësimin se sipas tij në qendrat e vaksinimit në Shqipëri janë paguar shuma deri në 200 apo 300 euro për të marrë certifikatën e vaksinimit false, pa i kryer dozat e vaksinës.

“A keni informacion dhe raste të caktuara që në qendrat e vaksinimit ndodh që nuk kryehet vaksinimi real por bëhet fallco dhe paguhet 200-300 euro për një vaksinim fallco që marrin certifikatën e vaksinimit? Se është fakt, shumë persona që kanë dalë jashtë shtetit, janë verifikuar që kanë qenë vaksina false të ralizuara në qendrat e vaksinimit të shtetit shqiptar, kjo indicie vjen edhe nga aeroporti i Rinasit”, tha deputeti Sula.


Manatirliu iu përgjigj akuzave të Sulos, duke thënë se kushdo që e ka hasur vaksinimin falco, mund ta denoncojë pranë organeve kompetente.

‘Unë e sqarova që përmes e Albania kemi ndërtuar një sistem që cdo qytetar që bën vaksinën ai pajiset me kodin e vaksinës, e ky është gjurma që vendoset në sistemin që quhet e Albania e hidhet në kohë reale që cdo qytetari ti dalë certifikava e vaksinimit. Nëse nuk e besoni hajdeni në një pikë vaksinimi të shihni si hidhen të dhënat. Nëse ju mendoni keni parë apo keni qenë pjesë e keni konstatuar që ka vaksina që bëhen falso e unë nuk mund ta them këtë, denoncojeni pranë organeve kompetene. Sa i përket denoncimeve të medias, i falënderoj se të gjithë jemi aleat me median apo me këdo që denoncon dicka nuk shkon për ta përmirësuar apo për ti dhënë dënimin përkatës atij kush ka guxuar të veprojë ndryshe.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dashnor sula komisioni i ligjeve 5 tetor 2021 dashnor sula komisioni i ligjeve 5 tetor 2021

Sondazh

Poll