Politike

Zyrtare! Largohet Ardi Veliu, Rama: E falenderoj nga zemra për kontributin

5 Tetor 2021, 15:05 Nga DOSJA

TIRANË– Tashmë është zyrtare! Kryepolici Ardi Veliu është dorëhequr nga posti i tij, duke i dorëzuar sot letrën kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, ka publikuar edhe fletën në të cilën Veliu shpreh vullnetin e tij për largimin nga posti, duke i shpjeguar se dëshiron që t’i dedikohet familjes, pasi prej vitesh ka munguar. Letrën e Veliut, kreu i qeverisë e ka shoqëruar me disa fjalë për atë që tashmë është ish-numri një i Policisë së Shtetit, duke shtuar se beson që ka ende shumë kontribut për të dhënë. Ndërsa nuk ia kursen edhe falenderimet.

Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer,”-shkruan Rama.

LAJMI KRYESOR: Zyrtare! Ardi Veliu jep dorëheqjen: Do rri me familjen! Rama: Mirënjohje. PD: Një bandit më pak

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ardi veliu edi rama largimi i ardi veliut shkarkohet ardi veliu ardi veliu edi rama largimi i ardi veliut shkarkohet ardi veliu

Sondazh

Poll