Politike

Takimi me kryesuesen e OSB-së, Meta: E falenderova për mbështetjen e Suedisë në integrimin e Shqipërisë drejt BE-së

5 Tetor 2021, 10:17 Nga DOSJA
Takimi me kryesuesen e OSB-së, Meta: E falenderova për

TIRANË– Kryesuesja e OSBE-së, Ann Linde është takuar ditën e sotme me presidentin e vendit, Ilir Metën. Ishte vetë kreu i shtetit ai i cili ndau foto nga takimi, për të cilin tha se ishte një kënaqësi që u takuan së bashku. Meta tha se i shprehu kryesueses, vlerësimet për rolin që kanë marrë për të krijuar një rajon më të sigurtë dhe më të mirë për të gjithë. Meta shton se e ka falenderuar Linde për rolin mbështetës të Suedisë në planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në atë dypalësh.

POSTIMI:

Kënaqësi të takohesha me Kryetaren e radhës së OSBE-së, Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Zonjën Ann Linde, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Tiranë.Vlerësova kryesinë suedeze të OSBE-së, rolin, përpjekjet dhe angazhimin me synim krijimin e një rajoni më të sigurtë dhe më të mirë për të gjithë, si dhe e sigurova për mbështetjen e Shqipërisë në çështjet e multilateralizmit dhe prioritetet e kryesisë aktuale.E falënderova për rolin mbështetës të Suedisë në planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në atë dypalësh, veçanërisht nëpërmjet projekteve të ndryshme zhvillimore për demokracinë dhe institucionet e pavarura në vendin tonë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ann linde ne tirane ilir meta ann linde ne tirane ilir meta

Sondazh

Poll