Politike

VIDEO- PËRPLASJET në Komision, Vokshi: Ministre duhet të jepni dorëheqjen me klas

5 Tetor 2021, 11:33 Nga DOSJA
VIDEO- PËRPLASJET në Komision, Vokshi: Ministre duhet të jepni

TIRANË– Seanca e sotme në Komisionin për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u shoqërua me debate mes anëtarëve, kryetares Albana Vokshit dhe ministres Ogerta Manastirliu. Deputetja e PD e ka akuzuar ministren se gjatë fushatës “ka bërë patronazhisten, duke shkuar shtëpi më shtëpi”. Sipas Vokshit, nga sistemi i patronazhistëve, 70 prej tyre janë nënpunës së Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë debatit, Vokshi i ka kërkuar Manastirliut që të japë dorëheqjen ‘me klas’.


DEBATI:

Manastirliu: Nuk e lexoni dot grafikun Vokshi. Këtu duhet të kishim një ekspert.

Vokshi: Zonja ministre më lejoni të them se jam profesioniste, jam inxhiniere, kam bërë dhe një master në Colombia. I lexoj hartat më mirë se disa të tjerë.

Manastirliu: Unë punën e bazoj të ekspertët.

Vokshi:Sa është përqindja e vaksinimit në Shqipëri?

Manastirliu: Po jua them, merrni një ekspert këtu.

Vokshi: Si mund të jeni krenar me dhjetra mijëra vdekje, si mund të thoni jeni krenar.

Manastirliu: Mos bëni politike me vdekjen.

Vokshi: Ja ku i keni shifrat.

Manastirliu: Ne sot duhet të kishim folur ndryshe.

Vokshi: Sot ju nuk duhet të ishit këtu, duhet të kishti dhënë dorëheqjen me klas.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albana vokshi komisioni i shendetesise 5 tetor 2021 ogerta manastirliu albana vokshi komisioni i shendetesise 5 tetor 2021 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll