Politike

Anulimi i zgjedhjeve/ Ngjela ironizon Metën: Le të zhdekretojë dhe qeverinë, të përmbushë arsyen penale të burgimit të

10 Qershor 2019, 14:27 Nga DOSJA
Anulimi i zgjedhjeve/ Ngjela ironizon Metën: Le të zhdekretojë

TIRANË– Avokati i njohur Spartak Ngjela ka ironizuar vendimin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Me anë të një statusi në Facebook, Ngjela shkruan se derisa Meta zhdekretoi ditën e zgjedhjeve, të bëhet akoma më trim, dhe të zhdekretojë edhe Këshillin e Ministrave aktual.

“Hyn që hyn në burg për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, le të zhdeketojë dhe qeverinë aktuale, që të përmbushë arsyen penale të burgimit të përjetshëm. Kështu do jetë më rehat…,”-shkruan Ngjela. 

Postimi i plotë: 

Socialistët kanë nisur sot mbledhjen e firmave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pas zhdekretimit që ai bëri për datën e zgjedhjeve lokale.Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta shtyn zgjedhjet spartak ngjela ilir meta meta shtyn zgjedhjet spartak ngjela

Sondazh

Poll