Bota

Gjykimi i Salih Mustafës, dëshmitari i tretë: Nga keqtrajtimet kam makthe

5 Tetor 2021, 07:04 Nga DOSJA
Gjykimi i Salih Mustafës, dëshmitari i tretë: Nga keqtrajtimet

HAGË- Gjykimi i ish-kreut të UÇK-së, Salih Mustafa do të vazhdojë edhe ditën e sotme në Hagë. I njohur me emrin “Komandant Cali”, procesi gjyqësor i Mustafës ka nisur në orën 09:30 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.

Edhe ditën e sotme ka vazhduar dëshmitari i tretë me dëshminë e tij, kundër Mustafës, ku është shprehur se nga keqtrajtimet që ka pësuar, ka makthe natën, ndërkohë që ka shtuar se ka raste që zgjohet natën duke bërtitur.  Që nga data 20 shtator, që kur kanë nisur dëshmitarët të dëshmojnë në lidhje me këtë rast janë dëgjuar dy prej tyre. Ndërkohë që Mustafa në deklarimin e tij, është deklaruar i pafajshëm.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arrestuari i parë nga Specialja ku më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës. Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kosova ne hage salih mustafa salih mustafa del para gjykates speciale kosova ne hage salih mustafa salih mustafa del para gjykates speciale

Sondazh

Poll