Bota

Ministri i Brendshëm i Kosovës: Sollën rusët pas 22 vitesh, ne po e zbatojmë marrëveshjen me përpikmëri

5 Tetor 2021, 14:06 Nga DOSJA
Ministri i Brendshëm i Kosovës: Sollën rusët pas 22 vitesh,

KOSOVË – Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka folur lidhur me situatën aktuale dhe zbatimin e marrëveshjes në terren mes Kosovës sdhe Serbisë. Ai theksoi se marrëveshja po zbatohet me përpikmëri dhe se është punuar për zgjidhjen e problemeve.

“Realisht vendimi i qeverisë për reciprocitetin me Serbinë dhe marrëveshja e arritur në Bruksel tani po zbatohet më përpikmëri, në të gjithë pikat kufitare për sa i përket targave të përkohshme mes Kosovës dhe Serbisë. Është zbatuar pa probleme përveç pikës në Bërnjak dhe Jarinje ku kemi dëshmitarë kë ka pas bllokada të organizuara nga struktura paralele të Serbisë me kamionë të kompanive publike. Tashmë kjo situata është tejkaluar”, tha ai.

Svecla u shpreh se vazhdon angazhimi i KFOR-it DHE EULEX-it për ruajtjten e qetësisë ndërsa në 24 orët e fundit kanë kaluar 2242 kamionë e vetura të cilat u pajisën me ngjitëse për të mbuluar flamurin dhe simbolet. Ai tha se policia dhe forcat e njësisë speciale kanë qenë në krye detyrës prej fillimit, ndaj  nuk ka pasur asnjë incident serioz, përveç provokimeve që vinin nga pala serbe dhe ruse.

“Duke filluar nga përgatitja logjistike, masat e ndërmarra edhe në aspektin e sigurisë në pikat kufitare dhe mobilizim e resurseve të duhura. Është i angazhuare edhe KFOR-i edhe EULEX-i. Unë isha në dy pikat Bërnjak dhe Jarinje dhe çdo gjë është siç e kishim planifikuar. Në 24 orët e fundit 2242 vetura që janë pajisur me ngjitës të cilat mbulojnë flamurin. Policia kufitare dhe ajo që kujdeset për vijën e gjelbër ka doganjerë dhe ka mjaftueshëm aq sa është vlerësuar. Policia dhe forcat e njësisë speciale kanë qenë në krye të detyrës. Ndaj edhe ne nuk kemi pasur incidente serioze, përveç provokimeve nga Serbia dhe shtetasve rusë, të cilët kanë ardhur dhe kanë dhënë deklarata të papranishme”, tha ai.

Ministri i brendshëm tha se pas 22 vitesh Serbia ka risjellë forcat ruse në kufi. I pyetur nëse tërheqja e Serbisë ka të bëjë vetëm me Kosovën apo edhe me ndërkombëtarët, Sveçla tha se ajo ndodhi me kombinimin e të dyjave. Sipas tij me rëndësi është të ulen grupet teknike dhe të gjejnë një zgjidhje afatgjate. Ai shtoi se kjo marrëveshje mes 2 vendeve, është e përkohshme dhe do të zgjasë për 6 muaj.

Situata ka qenë e tensionuar, hera e parë pas 22 vitesh që Serbia sjellë rusët në kufi me Kosovën edhe helikopterët të prodhimit rus. Ne jemi të vendosur të implementojmë çdo vendim të qeverisë. Nuk biem pre e provokimeve. Ndodhi edhe për shkak të vendosmërisë së Kosovës dhe ndihmës dhe ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve. Ne kemi marrëveshje të përkohshme, grupet teknike duhet të ulen të gjejnë një pikë të përbashkët.” shtoi Sveçla.

Në pikën kufitare të Jarinjës, ashtu sikurse edhe në pikat e tjera kufitare të Kosovës me Serbinë ka filluar të zbatohet aplikimi i marrëveshjes së Brukselit për mbulimin e simboleve shtetërore në targat e makinat e dy vendeve.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ministri i brendshme i kosovës xhelal sveçla ministri i brendshme i kosovës xhelal sveçla

Sondazh

Poll