Bota

Debatet Kroaci-Serbi, Milanoviç i përgjigjet Brnabiç: Ne jemi në BE ndërsa ju jo

5 Tetor 2021, 13:42 Nga DOSJA
Debatet Kroaci-Serbi, Milanoviç i përgjigjet Brnabiç: Ne jemi

KROACI– Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka komentuar deklaratën e kryeministres serbe, Ana Bërnabiç në Mostar, ku ajo shpreh se nuk është kryeministre e serbëve të Bosnje dhe Hercegovinës.

Deklarata e saj erdhi si kundërpërgjigje ndaj Milanoviç i cili kishte thënë paraprakisht se është president edhe i kroatëve në Bosnjë Hercegovinë. Milanoviç tha se nuk i dëgjon deklaratat e kryeministres serbe ose, siç tha ai, “të sajat ose ndonjë prej heronjtë e epokës së keqe”.

Ne jemi në BE, ata nuk janë. Nëse vazhdojnë kështu, pyetja është se kur do të ndodhë”, tha Milanoviç kur u pyet për të komentuar deklaratën e Ana Bërnabiç.

Dje në Mostar, Bërnabiç u pyet nëse është kryeministre e serbëve që jetojnë në Bosnje, pasi Milanoviç tha se është president i kroatëve atje.

Nuk e shoh kështu. Deklarata e Milanoviç ishte e pabesueshme për mua dhe ishte e pabesueshme që nuk pati reagime, madje as nga Bashkimi Evropian. Unë jam kryeministre e Serbisë dhe pozicioni im ka një homolog në BeH”,- tha Bërnabiç.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ana bërnabiç zoran milanoviç ana bërnabiç zoran milanoviç

Sondazh

Poll