VIDEO- DEBATI/ Vokshi paralajmëron nënkryetaren e PS: Mos e merr më fjalën pa ta dhënë unë
5 Tetor 2021, 09:49Nga DOSJA
TIRANË– Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u shoqërua ditën e sotme me debate mes kryetares Albana Vokshit dhe nënkryetares së Partisë Socialiste, Klodiana Spahiut. Teksa po flisnin për situatën në shëndetësi, ku ministrja Ogerta Manastirliu po iu përgjigjej pyetjeve të anëtarëve, u zhvillua një debat mes Vokshit dhe Spahiut. Kryetarja e Komisionit shpërtheu kundrejt ministres duke thënë se gjatë kohës së pandemisë ka dërguar shtëpi më shtëpi patronazhistët. Nënkryetarja, Klodiana Spahiu iu drejtua duke i thënë se nuk mundet që të dalë kundër çështjes që po diskutohet. Kjo solli dhe irritimin e Vokshit e cila i bëri të ditur se është ajo kryetarja e se nuk mundet që ta marrë fjalën pa ia dhënë ajo.
DEBATI:
Albana Vokshi: Kush e ka shkelur ligjin, unë apo ministrja, ajo nuk mund të qëndrojë aty duhet hetuar. Të lutem Klodi fike.
Klodiana Spahiu: Jo, pse ta fik.
Vokshi: Fike të lutem, të lutem fike. Ja ku e keni ministren përballë që ka shkuar shpi më shpi, shihe 70 patronazhistë të ministres.
Spahiu: Kthehu marrëveshjes, i kthehemi marrëveshjes..
Vokshi: 70 patronazhistë, emër më emër do i themi, këto përcillnin virusin shpi më shpi, 50 mijë patronazhistë, ju i keni vjedhur. Ministrja nuk duhet të ishte këtu sot, duhet të ishte dorëhequr, të mbajë përgjegjësi Rama dhe Manastirliu. Kjo shkonte në 1, 2 të natës për të cuar kura, nuk e mbroni dot, mos mbroni kolltukun…
Spahiu: Kryetare kjo është mënyra më e shëmtuar për të drejtuar komisionin.
Vokshi: E di e di, e vërteta ju dhemb.
Spahiu: Mos bëni politike me vdekjen.
Vokshi: Klodi po nuk më tërheq dot vëmendjen ju.
Spahiu: Nuk e ktheni këtë arenë politike për ju, po ju them dhe një herë, mos e bëni më..
Vokshi: Ca do bësh pastaj?
Spahiu: Kthejuni mbledhjes, thirrni mbledhjes…
Vokshi: Mos merr fjalën pa ta dhënë unë, fike të lutem, mos e merr fjalën, jam unë drejtuese dhe ta jap unë fjalën. O Klodi po mos më bëj zhurmuesin këtu.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Dy politikanë, të cilët kanë fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e fundit të 25 prillit, do të shpallen së shpejti persona non grata nga...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me Kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, Ambasadorin Arno Riedel si dhe me përfaqësues ...
TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka pritur në takim ditën e sotme homologen e saj suedeze Ann Linde, e cila është njëkohësisht edhe kryetarja...
TIRANË– Ministrja suedeze për Punët e Jashtme Ann Linde mbërrin sot në Shqipëri, si kryetare e radhës e OSBE-së. Mësohet se Linde do të Zhvillojë sot...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të bëhen bashkë në Slloveni. Mësohet se të dy liderët e maxhorancës...
TIRANË– Instituti për vajzat dhe gratë në politikat e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare është mbledhur këtë të martë. E pranishme në këtë aktivite...
TIRANË– Aurela Basha, bashkëshortja e liderit të opozitës Lulzim Basha është zgjuar sot e mbuluar nga trëndafilat rozë. Në një postim në Instagram, v...