Politike

Meta takon Kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri: Mirënjohje për mbështetjen

5 Tetor 2021, 12:21 Nga DOSJA
Meta takon Kryetarin e Shoqatës së Miqësisë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me Kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, Ambasadorin Arno Riedel si dhe me përfaqësues të tjerë të kësaj shoqate. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se i përgëzoi për kontributin e rëndësishëm dhe për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe. Meta gjithashtu shkruan se i falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë në proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Postimi i Metës:

Një takim i përzemërt me Kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, Ambasadorin Arno Riedel dhe përfaqësues të tjerë të saj. Vlerësova marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësinë e fortë tradicionale mes dy vendeve e popujve tanë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. I përgëzova për kontributin e rëndësishëm në promovimin dhe nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat dhe shpreha mbështetjen e plotë për aktivitetin e tyre. Në mënyrë të veçantë e falenderova Ambasadorin Riedel dhe Shoqatën Austri-Shqipëri për përkushtimin e treguar në ndihmë të familjeve të varfra të Veriut të Shqipërisë, për të shkolluar fëmijët e tyre në shkollën austriake profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arno riedel ilir meta arno riedel ilir meta

Sondazh

Poll