Politike

Zgjedhjet e 30 qershorit, Kryesia e PD propozon krijimin e Aleancës për Mbrojtjen e Demokracisë. Vijojnë protestat

10 Qershor 2019, 13:49 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 30 qershorit, Kryesia e PD propozon krijimin e Aleancës

TIRANË– Pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të zhvilluar zgjedhjet lokale më 30 qershor, Partia Demokratike ka mbledhë kryesinë e saj dhe aleatët.

Në takimin me aleatët, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka diskutuar lidhur me vijimin e aksionit opozitar. Mësohet se nesër do të vendoset data e protestës së 9-të kombëtare e opozitës. 

Pas takimit me aleatët, Basha ka mbledhur Kryesinë, ku edhe u diskutua lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet. 

Burime nga PD bëjnë të ditur se Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

Vetë Basha, doli në një konferencë për shtyp ku edhe mbrojti publikisht vendimin e presidentit Ilir Meta. Basha gjithashtu sfidoi socialistët se askush nuk do ta shkarkonte presidentin.

Ndërkohë socialistët kanë nisur sot mbledhjen e firmave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pas zhdekretimit që ai bëri për datën e zgjedhjeve lokale.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha mbledhja e kryesise se pd ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale lulzim basha mbledhja e kryesise se pd ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll