Lajçak në SHBA, Joseph e përgëzon për marrëvëshjen midis Kosovës dhe Serbisë
5 Tetor 2021, 11:43Nga DOSJA
SHBA– Profesori amerikan, Edward Joseph, ka takuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku e ka përgëzuar për arritjen e marrëveshjes për targat.
Në një postim në Twitter, Joseph e ka përgëzuar Lajçakun për uljen e tensioneve në veri me ndërmjetësimin e marrëveshjes.
“I nderuar të takohem me Miroslav Lajçakun për diskutime të shkëlqyeshme e të gjera. Përgëzime për ndërmjetësimin e marrëveshjes së shpejtë për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Joseph.
Lajçak po zhvillon vizitën e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej marrjes së postit të dërguarit special të BE-së.
“Sapo mbërrita në Washington DC për vizitën time të parë në SHBA në cilësinë time aktuale si Përfaqësues Special i BE-së. Mezi pres të takohem me miqtë amerikanë këtu dhe në New York”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Lajçak javën e kaluar e ndërmjetësoi takimin mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjen e arritur të enjten për shtensionimin e situatës në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak pas 13 ditësh.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
IZRAEL- Izraeli ka akuzuar Iranin për komplot për të vrarë izraelitët në Qipro pasi policia atje arrestoi një person të dyshuar se ishte punësuar për të kryer s...
FRANCË- Priftërinjtë francez kanë abuzuar seksualisht me më shumë se 200,000 fëmijë gjatë 70 viteve të fundit, zbuloi një hetim i madh i publikuar të martë...
SHBA- Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka organizuar një event ditën e djeshme ku i ftuar ka qenë edhe Kreu i Komitetit për ...
HAGË- Dëshmitari i tretë kundër ish-kreut të UÇK-së, Salih Mustafa ka vazhduar ditën e sotme dëshminë e tij. I pyetur nga Mbrojtja e Viktimave, Anni...
BRITANI- Ushtria britanike të hënën filloi angazhimin e shoferëve të cisternave ushtarake për të dërguar benzinë në stacionet e karburantit, në një përpjekje pë...
Nga Aliaksei Patonia EuobserverMegjithëse çmimet e gazit natyror janë rritur vazhdimisht që nga fillimi i vitit 2021, ky shtator arriti të befasojë shumë...
ITALI- Vaksinat kundër COVI -19 janë më pak efektive tek njerëzit me sistem imunitar të dobët, sipas tre studimeve të vogla italiane, të cilat ekspertët e studi...
MEKSIKË- Kryetarja e re e bashkisë sëCuauhtémoc në Meksikë, Sandra Cuevas, u zotua se do të luftojë të gjitha kartelet e drogës në vend pavarësisht kërcëni...