Bota

Senatori amerikan kundër asosacionit të komunave serbe, Mendez: Recetë për katastrofë

5 Tetor 2021, 09:54 Nga DOSJA
Senatori amerikan kundër asosacionit të komunave serbe, Mendez:

SHBA- Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka organizuar një event ditën e djeshme ku i ftuar ka qenë edhe Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin amerikan, Bob Mendez.

Gjatë fjalës së tij Mendez ka folur edhe për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, çështjen e Asociacionit dhe ideve që kanë qarkulluar për shkëmbim territoresh dhe ndryshim të kufijve.

Administrata e Trump fatkeqësisht bëri të gjithë presionin drejt Kosovës dhe aspak ndaj Serbisë dhe Beogradit. Dhe kjo krijoi pasoja në fund të ditës. Unë gjithashtu s’besoj që shkëmbimi i territoreve do të duhej të ishte një prej gjërave që duhej diskutuar”, ka thënë Mendez.

Në fund Mendez ka thënë se kundërshton edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas politikanit amerikan, Asociacioni është një “recetë për katastrofë”.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni bob mendez liga qytetare shqiptaro-amerikane njohja e kosoves bob mendez liga qytetare shqiptaro-amerikane njohja e kosoves

Sondazh

Poll