Bota

Gjykimi i Mustafës, dëshmitari: Jam me pasoja keqtrajtimet, shoh makthe natën

5 Tetor 2021, 09:43 Nga DOSJA
Gjykimi i Mustafës, dëshmitari: Jam me pasoja keqtrajtimet, shoh

HAGË- Dëshmitari i tretë kundër ish-kreut të UÇK-së, Salih Mustafa ka vazhduar ditën e sotme dëshminë e tij. I pyetur nga Mbrojtja e Viktimave, Anni Pues ka thënë se nga rrahjet dhe keqtrajtimet që ka pësuar, i ka ende pasojat psikologjike.

“Sot i barti unë janë domethënë psiqikisht kom, s’muj me flejt, sho andrra, sho përjetimet kto gjanat shumë të rënda jon, shumë të tmerrshme që i barti edhe sot. Edhe domethënë shpesh herë po duhet me nejt veç me qetësues ose me diçka”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu tha se zgjohet ende ndonjëherë natën dhe bërtet, ndërkohë që ka thënë se familja e tij e kupton dhe është mësuar me këto reagime të tij.

“Përjetoj për shembull shumë, për shembull ni film me kqyr ose diçka me luftë ose diçka, unë kur të shkoj në mramje me flejt në gjys natës çohna bërtat, fal familjes që e kam që më kupton dhe i ka msu kto gjana, çohna në gjumë bërtas, çohna djersitna shumë, lloj-lloj gjana. Mi kujton kto, zanat e njerëzve, kto sene mi kthen krejt”, ka thënë ai.

Ai tha se natën dëgjon zëra të viktimave si dhe të njerëzve që e kanë torturuar.

“Të viktimave po, edhe të njerëzve që më kanë torturu. Në atë moment shfaqen ato zanat, ato bërtimat, ato sharjet, ato senet, shfaqën”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: Gjykimi i Salih Mustafës, dëshmitari i tretë vazhdon me dëshminë edhe sot

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni anni pues kosova ne hage salih mustafa salih mustafa del para gjykates speciale anni pues kosova ne hage salih mustafa salih mustafa del para gjykates speciale

Sondazh

Poll

Bota 5 Tetor 2021, 06:50

Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?

SLLOVENI- Liderët e Bashkimit Evropian (BE) dhe kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor pritet që në samitin e tyre në Bërdo afër Kranjit në Slloveni, ...