Bota

Çmimi Nobel në Fizikë, tre shkencëtarë fitues

5 Tetor 2021, 09:55 Nga DOSJA
Çmimi Nobel në Fizikë, tre shkencëtarë fitues

SUEDI- Çmimi Nobel në Fizikë këtë vit është ndarë mes tre shkencëtarëve. Sipas The Nobel Prize, çmimin e kanë marrë shkencëtarët Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi. Syukuro Manabe dhe Klaus Hasselmann morën çmim pasi hodhën themelet e njohurive për klimën e Tokës dhe sesi njerëzimi ndikon në të, ndërsa Giorgio Parisi mori çmim për kontributet e tij revolucionare në teorinë e materialeve të çrregullta dhe proceseve të rastësishme.

Njoftimi i Nobel:

Tre laureatë ndajnë Çmimin Nobel të këtij viti në Fizikë për studimet e tyre mbi fenomenet kaotike dhe në dukje të rastësishme. Syukuro Manabe dhe Klaus Hasselmann hodhën themelet e njohurive tona për klimën e Tokës dhe sesi njerëzimi ndikon në të. Giorgio Parisi shpërblehet për kontributet e tij revolucionare në teorinë e materialeve të çrregullta dhe proceseve të rastësishme.

“Zbulimet që u njohën këtë vit tregojnë se njohuritë tona për klimën mbështeten në një bazë të fortë shkencore, bazuar në një analizë rigoroze të vëzhgimeve. Laureatët e këtij viti kanë kontribuar që ne të kemi një pasqyrë më të thellë mbi vetitë dhe evolucionin e sistemeve komplekse fizike,” tha Thors Hans Hansson, kryetar i Komitetit Nobel për Fizikë.

Ndërkohë që në ditët e ardhshme do të ndahen çmimet Nobel për Kimi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota cmimet nobel giorgio parisi klaus hasselmann syukuro manabe cmimet nobel giorgio parisi klaus hasselmann syukuro manabe

Sondazh

Poll