Politike

Shkarkimi i Metës, opozita e re jep qëndrimin, Murrizi: Zhdekretimi, shpikje alla-shqiptarçe

10 Qershor 2019, 13:14 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës, opozita e re jep qëndrimin, Murrizi: Zhdekretimi,

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi deklaroi sot para medieve se më 30 qershor do ketë votime, por jo zgjedhje. 

Ai u pyet  nga gazetarët nëse do të votojë ai dhe grupet parlamentare në emër të të cilave foli  kërkesën e PS për shkarkimin e Metës, Murrizi u përgjigj:

“Të gjitha kërkesat që mund t’i drejtohen do kenë kushtëzim prishjen e nyjes gardiane të sistemit zgjedhor. Ne nuk jemi pjesë e marrëveshjes së 17 majit. Secili deputet ka dinjitetin e tij, kauzën e tij dhe të grupeve respektive, ndryshimin e sistemin zgjedhur. Asnjë në karriget e Kuvendit nga 2009 nuk është i zgjedhur nga shqiptarët”

A zgjidhet kriza me shkarkimin e Metës?

Nuk mbahem si babai i Kushtetutës, por di të lexoj. Nuk kam lexuar asnjë rresht të saj fjalën zhdekretim. Kjo është një shpikje allashqiptarçe. Nuk e mbaj veten për jurist të madh, por Kushtetuta ka qenë vullnet i zotit Berisha dhe zotit Rama në marrëveshjen e prillit 2008.

Ka zgjedhje më 30 qershor?

Zgjedhjet janë kur ka alternativë për zgjedhje. Votime do të ketë. Ku ka vetëm një kandidat do të ketë vetëm votime, ku ka më shumë, ka zgjedhje.

Socialistët kanë nisur sot mbledhjen e firmave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pas zhdekretimit që ai bëri për datën e zgjedhjeve lokale. Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një resolute

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori myslim murrizi ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale 30 qershori myslim murrizi ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll