Bota

FOTOJA që po përlot të gjithë, motra e vogël i fërkon shpinën të vëllat me luçemi

5 Tetor 2021, 05:34 Nga DOSJA
FOTOJA që po përlot të gjithë, motra e vogël i

BRITANI E MADHE- Fotoja e një djali 3-vjeçar të quajtur Beckett Burge me motrën e tij Aubrey po përlot të gjithë botën për shka të historisë që fshihet brenda saj. Mirror shkruan se ky imazh tregon momentin kur 3-vjeçari i sëmurë ndodhej në një tualet në vitin 2019 gjatë betejës së tij me leuceminë akute limfoblastike.

Vajza ngjitur është Aubrey, e motra që po i fërkonte shpinën, i pastron fytyrën dhe po i lan duart vëllait të saj. Nëna e fëmijëve ka treguar se vajza madje e mbajti në krahë vëllain e saj më të vogël dhe e vendoste në divan pasi ai ishte shumë i dobët.

“Kur ai po kryente kimioterapinë Aubrey ishte më shumë një figurë e nënës për të, por tani ajo ka filluar të vërejë se Becket është larguar, ai dëshiron të jetë pak më i pavarur. Aubrey mërzitet kur përpiqet ta ndihmojë dhe ai e refuzon duke i thënë, “unë mund ta bëj vetë”. Mbrëmë, ai u sëmur dhe ajo ishte atje duke qëndruar prapa tij, duke u kujdesur që ai të mos vjellë. Ajo po e mbante atë dhe pastaj i tha atij një dezinfektues të duarve duke thënë vëre këtë në duart e tua”, është shprehur nëna.

Tani Becket e ka mbaruar kimioterapinë dhe i është kthyer shkollës.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aubrey burge beckett burge aubrey burge beckett burge

Sondazh

Poll