Aktualitet

Ende asnjë sinjal, deri kur mund të zgjasë “black-out” i rrjeteve sociale? Flasin punonjësit e Facebook: S’

4 Tetor 2021, 20:23 Nga DOSJA
Ende asnjë sinjal, deri kur mund të zgjasë

TIRANË– WhatsApp, Instagram dhe Facebook nuk punojnë prej disa orësh, duke lënë pa komunikuar përdoruesit e tyre. I vetmi mjet komunikimi në të gjithë botën është platform e “Twitterit”, ku zyrtarë të lartë të kompanive në fjalë kanë bërë me dije detaje lidhur me çfarë po ndodh. Eksperti Jake Moore hedh dyshime se e gjitha mund të jetë një sulm kibernetik.

Ish-kreu i kriminalistikës dixhitale tha për Independent: Ndërprerjet po rriten, duhen diagnostikuar shkaqet. Parashikimi i këtyre problemeve është gjithnjë e më i vështirë.

Megjithatë edhe pse e gjithë bota ka gjetur alternative për të komunikuar, nuk ka asnjë njoftim se kur do të rikthehen në normalitet platformat e Facebook. Një zëdhënës i kompanisë Facebook u shpreh se: Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet tona. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim. Po punojmë, na jepni dhe pak kohë.

Disa orë, dy anëtarë të ekipit të tij të sigurisë, të cilët folën në kushte anonimiteti për “NYTIMES” sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht, thanë se nuk ka gjasa që të ketw ndodhur ndonjw sulm kibernetik sepse një hakim nuk kishte gjasa të prekte kaq shumë aplikacione në të njëjtën kohë. Edhe kësaj here, ata kanë bërë me faj “një konfigurim i gabuar i kompjuterëve të serverëve të Facebook”, që nuk i lejonte njerëzit të lidheshin me faqet e tij si Instagram dhe WhatsApp. Edhe pse po punojnë për të rregulluar problemin, ende nuk ka një afat kur do të rregullohet gjithçka. Në vitin 2019, kur një ndodhi një episod i ngjashëm, rrjeti u bllokua për më shumë se 24 orë, skenar që mund të përsëritet. Ndërsa vetëm pak muaj më parë, në qershor, bllokimi ndodhi vetëm për disa orë. 

Por çfarë ka ndodhur sot?

Që pas orës 16:26, platformat e Facebook, që përfshijnë Instagram dhe Whatsapp, nuk punojnë. Nuk dihet ende se cili është problemi, pasi asnjë nga zyrtarët që kanë komunikuar lidhur me çështjen, s’kanë dhënë asnjë detaj. Por problemi solli goditje për bizneset e vogla dhe të tjerët që mbështeten në platformë për të kryer shtrirje dhe reklama dhe për miliona njerëz që përdorin Facebook dhe aplikacionet e tij për të komunikuar me miqtë dhe familjen në të gjithë botën. Punonjësit e Facebook janë përballur me valë zemërimi, duke marrë edhe telefonata.

Marrë nga NYTimes

LAJMI KRYESOR: Pas 7 orësh, merr fund ‘black-out’! Facebook rënie drastike në bursë, dyshimet e para lidhen me konfigurimin…

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet jake moore problemi me rrjetet sociale jake moore problemi me rrjetet sociale

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2021, 17:42

Zbulohet identiteti i viktimës në Elbasan

ELBASAN– Zbulohet identiteti i të plagosurit në Elbasan. Mësohet se i vdekur në vend për shkak të plumbave të marrë është identifikuar si Ardian Ço...

Aktualitet 4 Tetor 2021, 17:54

Rëndohet bilanci, dy të vrarë në Elbasan!

Rëndohet bilanci, dy të vrarë në Elbasan! Deri më tani është mësuar emri i vetëm një prej të vrarëve, Ardian Çollaku alias Subashi. Ky i fundit ka ndërru...