Politike

VIDEO- Konferenca e kryetarëve, Rushaj: U vendos ligjshmëria, më 14 tetor shqyrtohen komisionet hetimore

4 Tetor 2021, 09:14 Nga DOSJA
VIDEO- Konferenca e kryetarëve, Rushaj: U vendos ligjshmëria, më

TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj deklaroi se me vendimin e marrë për zhvillimin e Komisioneve Parlamentare fizikisht u kthye ligjshmëria në Kuvend. Në një deklaratë jashtë Kuvendit, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve,  Rushaj tha se në seancën plenare të 14 tetorit, kur do të mblidhet dhe Kuvendi i Shqipërisë do të diskutohet dhe për tre komisionet hetimore.

 

Prononcimi i plotë:

Alfred Rushaj: Vendimi që u mor sot në Konferencën e Kryetarëve kishte të bënte me kthimin e ligjshmërisë për sa i përket komisioneve të përhershme parlamentare. Pas kërkesave tona, pas përpjekjeve tona për të vendosur ligjshmërinë në lidhje me punën që opozita duhet të bëjë në komisionet parlamentare, sot u ra dakord përfundimisht, formalisht që komisionet e përhershme parlamentare të bëhen ashtu siç rregullorja e parashikon me prezencë fizike, natyrisht duke respektuar çdo lloj rregulli dhe protokolli të sigurisë për sa i përket masave anticovid. Po kështu u diskutua dhe ra dakord që të tre komisionet hetimore që opozita ka paraqitur në Kuvend të kalojnë në seancën e datës 14 tetor për diskutim  dhe miratim. Ne paraqitëm kërkesën tonë në përputhje me ligjin, në përputhje me Kushtetutën dhe pa dyshim i bëmë të qartë deputetëve të Partisë Socialiste që e drejta e opozitës për të ngritur Komisionet Hetimore, e drejta e opozitës për të caktuar objektin e hetimit është e patjetërsueshme dhe ne do ta respektojmë.

Pyetje: A e pranoi Partia Socialiste objektin e hetimit për të tre komisionet?

Alfred Rushaj: Nuk kishte diskutime në lidhje me kufizimin e objektit hetimor të ndonjë prej komisioneve. Ajo çfarë u ra dakord është në seancën e mbledhjes së datës 14 tetor këto komisione të kalojnë në seancë plenare. Pa dyshim ne nuk tërhiqemi nga ajo çfarë Kushtetuta apo jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur në lidhje me objektin e komisioneve hetimore.

Pyetje: Janë rritur të gjitha Çmimet e produkteve të shportës, opozita propozon plan me shtatë pika, a nuk mendoni se duhet t’i thërrisni njerëzit në protestë. Nuk ka arsye?

Alfred Rushaj: Patjetër që do të flasim edhe për këtë. 

LAJM KRYESOR: Konferenca e kryetarëve miraton zhvillimin e mbledhjeve fizikisht për komisionet parlamentare (Kushtet)

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alfred rushaj konferenca e kryetareve 4 tetor 2021 alfred rushaj konferenca e kryetareve 4 tetor 2021

Sondazh

Poll