Bota

I mbijetoi 2 atentateve, vdes në aksident karikaturisti suedez që skicoi profetin Muhamed

4 Tetor 2021, 08:47 Nga DOSJA
I mbijetoi 2 atentateve, vdes në aksident karikaturisti suedez që

SUEDI– Artisti suedez Lars Vilks, i cili ndezi polemika botërore në 2007 me karikaturën e tij që përshkruanin Profetin Muhamed me trupin e një qeni, u vra në një aksident automobilistik pranë qytetit jugor të Markaryd të dielën, tha policia.

Sipas Reuters, Vilks, 75 vjeç, i cili jetonte nën mbrojtjen e policisë që kur u publikuan karikaturat, po udhëtonte me një makinë policie e cila u përplas me një kamion. Dy policë u vranë gjithashtu.

Ky është një incident shumë tragjik. Tani është e rëndësishme për të gjithë ne që të bëjmë gjithçka që mundemi për të hetuar se çfarë ndodhi dhe çfarë shkaktoi përplasjen. Fillimisht, nuk ka asgjë që tregon se dikush tjetër është i përfshirë.”- tha policia suedeze në një deklaratë të hënën.

Që nga publikimi i karikaturave, Vilks jetonte nën ruajtjen e policisë gjatë gjithë kohës, pas kërcënimeve ndaj jetës së tij. Mbi të ishte vënë një shpërblim dhe shtëpia e tij ishte sulmuar njëherë. Shumica e myslimanëve e konsiderojnë fyerje çdo përshkrim të themeluesit të Islamit.

Në vitin 2015, një person u vra në Kopenhagë, Danimarkë, në një takim që kishte për qëllim shënimin e 25 vjetorit të festës iraniane kundër shkrimtarit britanik Salman Rushdie, në të cilin Vilks mori pjesë. Vilks u pa gjerësisht si objektivi i synuar. Vilks kishte thënë se karikaturat nuk kishin për qëllim të provokonin myslimanët, por të sfidonin korrektësinë politike në botën e artit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota karikatura e muhamedit vdes lars vilks karikatura e muhamedit vdes lars vilks

Sondazh

Poll