Aktualitet

1 politikan dhe 13 kompani! Shqipëria, pjesë e dosjes PANDORA PAPERS

3 Tetor 2021, 18:27 Nga DOSJA
1 politikan dhe 13 kompani! Shqipëria, pjesë e dosjes PANDORA PAPERS

TIRANË– Në skandalin e Pandora Papers që kanë zbuluar pasuritë e fshehura të liderëve botërorë është e përfshirë edhe Shqipëria. Nëse shkoni në linkun zyrtar të të dhënave të publikuara dhe klikoni mbi hartën e Shqipërisë, do të shfaqen fjalët në anglisht: Një politikan!

Por, për momentin harta nuk jep të dhëna mbi politikanin shqiptar që ka fshehur pronat apo investuar përmes parajsave fiskale.

Nëse zbrisni pak më poshtë dhe shkoni tek harta për kompanitë, në vendin tonë do të rezultojnë 13 të tilla. Sërish, pa asnjë të dhënë shtesë. Sot The Guardian në bashkëpunim me disa media të tjera ndërkombëtare zbuluan liderët botërorë që kanë fshehur pasuritë në parajsat fiskale, në total, 11.3 trilionë dollarë pasuri. Ndoshta në ditët në vijim Pandora Papers do të ndalen edhe në Shqipëri për të zbuluar detaje mbi politikanin dhe 13 kompanitë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pandora papers pandora papers

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Tetor 2021, 14:18

TIRANË– Çmimet e energjisë janë në kulm në të gjithë Evropën ndërsa kërkesa rritet dhe furnizimet ‘shtrëngohen’. Pandemia e Covid-19 bëri që e...