Aktualitet

DETAJE + FOTOT/ Shqiptari që u qëllua në Greqi është nga Vlora, ka në pronësi një klub nate

3 Tetor 2021, 20:48 Nga DOSJA
DETAJE + FOTOT/ Shqiptari që u qëllua në Greqi është

GREQI– Shqiptari që u qëllua mbrëmjen e sotme në Greqi është me origjinë nga qyteti i Vlorës. Mediat greke shkruajnë se ai është 39 vjeç, baba i dy fëmijëve dhe kishte ndërtuar jetën e tij në Athinë. Shqiptari kishte në pronësi një klub nate dhe ishte vënë shumë herë shënjestër e kontrolleve të policisë.

Dyshohet se në klubin e natës që zotëronte 39-vjeçari shqiptar shpërndahej drogë dhe trafikoheshin femra, por mbi të nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtarisht.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është zbardhur ende, po pinte një kafe mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si Agios Panteleimon kur u qëllua nga një person tjetër. Ai mori dy plumba në kokë e një në bark dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet qellohet shqiptari ne athine qellohet shqiptari ne athine

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Tetor 2021, 14:18

TIRANË– Çmimet e energjisë janë në kulm në të gjithë Evropën ndërsa kërkesa rritet dhe furnizimet ‘shtrëngohen’. Pandemia e Covid-19 bëri që e...