Aktualitet

Mediat italiane publikojnë fotot e Margjinit: Vrau arkitektin, “Miri” pozonte me armë, para e tatuazhe

3 Tetor 2021, 15:25 Nga DOSJA
Mediat italiane publikojnë fotot e Margjinit: Vrau arkitektin,

ITALI– Emirjon Margjini, një nga shqiptarët e vënë në pranga për vrasjen e arkitektit italian Roberto Mottura, dyshohet se është qitësi, personi që ka shkrepur armën dhe organizatori i grabitjes që përfundoi me vrasjen e 50-vjeçarit. Mediat italiane kanë publikuar sot fotot e Margjinit, një i ri me trupin e mbuluar me tatuazhe që pozonte me armë në dorë në rrjetet sociale.

Cronacaqui.it shkruan se pozicioni i Margjinit është përkeqësuar edhe më shumë pasi gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij policia ka gjetur një pushkë gjuetie të modifikuar, vjedhja e së cilës ishte raportuar në maj dhe një çantë me 600 gram kokainë e kanabis.

Sipas mediave italiane, policia zbuloi se Margjini, i njohur si Mari në rrjetet sociale kishte postuar foto me një pistoletë e cila ka gjasa të jetë e kalibrit 22 dhe të jetë përdorur në vrasjen e italianit.

“Mari” kishte dhe të tjera foto me armë, pistoleta e pushkë në profilin e tij si dhe tatuazhet më një tigër e një shqiponjë. Ai shihet që pozon para kartëmonedhave 500 euroshe dhe pranë 3 iPhone -ve. Të njëjtat media shkruajnë se policia është vënë në kërkim të një personi të katërt që ka lidhje me ngjarjen, që ende nuk është identifikuar.

Një ditë më parë, Emirjon Margjini, i mbrojtur nga avokati Stefano Sambugaro, dhe bashkëpunëtorët e tij, Mergim Lazri, i mbrojtur nga Annamaria Ferriero, dhe Flaogert Syla, i mbrojtur nga Fabio Della Corte, mbetën në burg.

26-vjeçari Syla ka deklaruar se ai nuk ishte në vendngjarje ditën që ka ndodhur ngjarja e rëndë duke pretenduar se ka qenë në shtëpi me nënën dhe tezen e tij, gjë që sipas tij e vërteton dhe përmes fotove që ka bërë me familjarët.

Arkitekti 50-vjeçar u sulmua gjatë një grabitjeje, e cila ndodhi qershorin e kaluar në shtëpinë e tij në Piossasco, në zonën e Torinos. Të arrestuarit akuzohen se kanë hyrë në shtëpinë ku Mottura jetonte me gruan Laura Lui dhe djalin e tij 12-vjeçar, duke e qëlluar për vdekje.  Kur dëgjoi zhurmat, Mottura zbriti poshtë për të mbrojtur familjen e tij, por njëri nga hajdutët e kishte qëlluar atë me një armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen në vend. Më pas, banda ishte arratisur nga e njëjta dritare ku kishin hyrë, pa marrë asgjë nga shtëpia.

Për muaj, hetuesit ndoqën gjurmët e tyre, duke analizuar çdo të dhënë të gjetur në shtëpinë e arkitektit, ku rezultoi se kishin bërë një gabim të vetëm: mosfikja menjëherë e një prej celularëve që solli më pas edhe arrestimin e tyre.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet emirjon margjini flaogert syla mergim lazri vrasja e roberto motturas emirjon margjini flaogert syla mergim lazri vrasja e roberto motturas

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Tetor 2021, 14:18

TIRANË– Çmimet e energjisë janë në kulm në të gjithë Evropën ndërsa kërkesa rritet dhe furnizimet ‘shtrëngohen’. Pandemia e Covid-19 bëri që e...