Aktualitet

“Do na zërë kolera”, tregtarët në Milot kërkojnë përmirësimin e kushteve

3 Tetor 2021, 15:41 Nga DOSJA
“Do na zërë kolera”, tregtarët në Milot

MILOT– Tregtarët në Milot janë të frikësuar nga situata që krijohet çdo të dielë në atë zonë për shkak të shitjes së kafshëve të gjalla. Në një prononcim për FaxNews, një nga tregtarët thotë se në atë vend mund të shfaqen sëmundje të ndryshme për shkak të kushteve të një tregu që nuk ka asnjë lloj standarti.

“Ju siç e shikoni vetë, këtu është një maskaradë, këtu rrezik me na rënë ndonjë kolere”, shprehet një prej tregtarëve.

Ata thonë se paguajnë taksa dhe detyrime në bashki, ndërkohë që nuk marrin mbrapsht asnjë lloj shpërblimi.

Tregtarët kërkojnë ndërtimin e një tregu me standarte, pasi në këtë situatë shëndeti i konsumatorëve është i rrezikuar.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tregu ne milot tregu ne milot

Sondazh

Poll