Art&Argëtim

“Ishte i dehur dhe më vuri duart në gjoks”, supermodelja Emily Ratajkowski akuzon këngëtarin e njohur për ngacmim seksu

3 Tetor 2021, 15:16 Nga DOSJA
“Ishte i dehur dhe më vuri duart në gjoks”, supermodelja

SHBA– Emily Ratajkowski është parë duke u kthyer në shtëpinë e saj në New York, pasi akuzoi këngëtarin Robin Thicke se kishte përfituar duke prekur gjoksin e saj, gjatë xhirimeve të videoklipit të tij famëkeq “Blured Lines”, ku modelja duhet të ishte e zhveshur. 31-vjeçarja Ratajkowski, pohon se ylli i R&B, Thicke, tani 44 vjeç, e sulmoi seksualisht në xhirimet e videoklipit tetë vjet më parë, duke e rrethuar nga mbrapa dhe duke i vënë të dyja duart në gjoks. Në atë kohë, dyshja gjendeshin vetëm në setin e xhirimeve dhe modelja ishte e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit për videoklipin e bujshëm që ndryshoi si karrierën e saj, ashtu edhe të Thicke, duke u kritikuar për promovimin e dhunimit.

“Nga askund, ndjeva duart e një të panjohuri  që më kapnin nga pas gjoksin tim të zhveshur. U largova instinktivisht duke parë Robin Thicke. Ai buzëqeshi i dehur. Unë nuk reagova, jo në të vërtetë, jo si duhet,” shkruan ajo në librin e saj.

Ratajkowski bën akuzën e rëndë në librin e saj të ri “Trupi im”, i cili pritet të dalë në treg muajin tjetër. 44-vjeçari nuk u duk i shqetësuar për skandalin, pasi postoi një video në Instagram teksa shite filmin The Little Mermaid me fëmijët e tij të vegjël në shtëpi. Në kohën e xhirimit të klipit, Thicke ishte martuar me aktoren Paula Patton, me të cilën ka një djalë 11-vjeçar, Julian Fuego Thicke. Ata u ndanë në vitin 2014 dhe Patton përmendi në divorcin e saj se ishte abuzuar prej këngëtarit, i cili, sipas saj, përdorte drogë dhe e tradhtonte.

Burimi: Daily Mail. 

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz emily ratajkowski robin thicke emily ratajkowski robin thicke

Sondazh

Poll