Art&Argëtim

Kur shprehja “bukë, kripë e zemër” merr kuptim, Victoria Beckham tregon ushqimin e preferuar

2 Tetor 2021, 19:36 Nga DOSJA
Kur shprehja “bukë, kripë e zemër” merr kuptim,

SHBA – Victoria Beckham ka zbuluar për “River Cafe’s”,  ushqimin që i pëlqen të hajë kur nuk është duke mbajtur regjim ushqimor, por nuk është diçka që do të nxitoni në kuzhinë për ta përgatitur. Në vend të një çokollate, ëmbëlsire ose një fast food-i, ish-ylli i Spice Girl kënaqet me pak bukë të thekur me kripë.

“Më pëlqen një fetë bukë integrale me kripë. Ka të bëjë më karbohidtratet, apo jo? Është një karbohidrat që të bën të ndihesh rehat dhe unë e dua kripën. Unë jam një person që anoj tek të kripurat se sa të ëmblat. Jam njeri me naze dhe më pëlqen që gjërat të gatuhen në një mënyrë shumë të thjeshtë. Nuk më pëlqejnë vajrat, gjalpi apo salcat”, ka thënë ajo.

Ajo vazhdoi duke thënë se i pëlqen që ushqimi i saj të jetë shumë i thjeshtë, shumë i pastër dhe shumë i freskët dhe se nuk e konsumon fare bylmet dhe  gjithashtu pranoi se nuk kishte ngrënë mish të kuq që kur ishte shtatë vjeç.

‘Për shumicën e restoranteve unë jam ndoshta makthi i tyre më i keq. Më pëlqejnë perimet e ziera në avull, pak uthull balsamike dhe më pas erëzat i hedh vetë“, ka thënë ajo me shaka.

Victoria ka qenë vegjetariane që nga fëmijëria pasi mësoi se si prodhohen produktet e mishit, megjithëse nuk ka arritur të përcjellë etikën e saj te burri David dhe fëmijët e saj.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz ushqimi i preferuar i victoria beckham victoria beckham viktoria bekam ushqimi i preferuar i victoria beckham victoria beckham viktoria bekam

Sondazh

Poll