Art&Argëtim

Artisti nga Kosova ‘mahnit’ Greqinë, prezantohet me fustan si “Miss Kosova” në Bienalen e Athinës (FOTOT)

2 Tetor 2021, 14:53 Nga DOSJA
Artisti nga Kosova ‘mahnit’ Greqinë, prezantohet me fustan si

GREQI– Këto ditë në kryeqytetin grek është duke u zhvilluar Bienalja e Athinës ku pjesëmarrës në bienale është edhe artisti kontrovers nga Kosova, Astrit Ismaili, i cili ka marrë pjesë në hapje të saj.

Tematika e sivjetme e Bienales së Athinës ishte “Eklipsi që ëndrron dritën”, ku Ismaili ka bërë një paraqitje mbresëlënëse. Performanca e tij përfshinte muzikë dhe interpretim, ku është prezantuar si “Miss Kosova”, i veshur me një fustan plot shkëlqim.

I njohur për paraqitjet e tij kontroverse, Ismaili u shfaq në këtë bienelane me një fustan të punuar nga dizajneri Valdrin Sahiti.

Artisti nga Prishtina publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi dhe video nga shfaqja, duke shtjelluar konceptin e performancës së tij.

Ishte një nder të hap @athensbiennale 7 si alter-ego ‘Miss Kosova’. Alter-ego është nxjerrë nga performanca MISS e cila ndër të tjera merret me nocionin ‘Creative when Limited’ duke iu referuar figurave fiktive dhe jo fiktive nga e kaluara që duhej të ishin krijuese për të kapërcyer kufizimet gjeo-politike dhe sociale. Të qenit në Televizionin kombëtar grek si ‘Miss Kosova’ në një vend që nuk e njeh Kosovën, në një rajon ku queer janë në rrezik, i shtoi një urgjencë performancës sime që ilustron pse bëj atë që bëj!”, shkruan ai.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz astrit ismaili astrit ismaili

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Tetor 2021, 20:54

Fero merr vendimin: Nuk do të këndojë më shqip

GJILAN- Reperi Fero ka hequr dorë nga repi në gjuhën shqipe. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë reperi me anë të një ‘Instastory’. Ai gjithashtu ka la...