Art&Argëtim

Eminem habit fansat! Reperi shfaqet duke i shërbyer klientëve në restorantin e të ëmës

2 Tetor 2021, 20:42 Nga DOSJA
Eminem habit fansat! Reperi shfaqet duke i shërbyer klientëve në

SHBA- Reperi Eminem i befasoi të gjithë fansat, pasi u shfaq duke shërbyer makarona në hapjen madhështore të restorantit të nënës së tij në qendër të Detroit. Eminem, i cili shërbeu si kamerier për klientët e parë të restorantit, u shfaq i veshur me një xhaketë me kapuç dhe me një kapele të zezë poshtë tij. Ndërkohë që nuk ishin të pakët fansat që përfituan nga rasti për të shkrepur një foto me të.

“Restorantet paraprak ‘pop-up’ ishin një provë për ne, për të parë nëse kishte ndonjë entuziazëm për një restorant ‘Mom’s Spaghetti’ që do të ishte i hapur gjatë gjithë vitit. Ne jemi shumë të lumtur të njoftojmë ardhjen e restorantit pa rezervime dhe dyqanit sipër, i quajtur The Trailer,”– tha agjenti i reperit.

Emri i restorantit, “Spaghetti”, është frymëzuar nga një këngë e artistit, e titulluar “Lose Yourself”.

TEKSTI: 

Yo
His palms are sweaty, knees weak, arms are heavy
There’s vomit on his sweater already, mom’s spaghetti
He’s nervous, but on the surface he looks calm and ready
To drop bombs, but he keeps on forgettin’
What he wrote down, the whole crowd goes so loud
He opens his mouth, but the words won’t come out

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz eminem eminem

Sondazh

Poll