Art&Argëtim

Çfarë është “Squid Game”, pse u fiksuan të gjithë pas serialit më të ri në Netflix

2 Tetor 2021, 15:53 Nga DOSJA
Çfarë është “Squid Game”, pse u fiksuan

KOREA E JUGUT- Edhe nëse nuk e keni parë serialin, me siguri keni parë memet në rrjet ose keni dëgjuar për “Squid Game”. Të gjithë po flasin për thrillerin që ka pushtuar Netflix vetëm dy javë më parë. Në fakt, seriali koreano hugor – i përqendruar në një lojë brutale për mbijetesë, është në rrugën e duhur për t’u bërë seriali më i ndjekur në platform.

Në Squid Game, një grup prej 456 personash, të në borxhe dhe të dëshpëruar për para, që joshen në një lojë mbijetese nga e cila kanë shansin që të largohen me 39 milionë dollarë nëse fitojnë 6 lojra. Nëse dështojnë? E thjeshtë, vdesin!

Lojërat janë mjaft të thjeshta – ato janë lojëra të fëmijërisë me të cilat lojtarët janë rritur duke i luajtur. E pikërisht ky konstrast, lojrat e pafajshme dhe vrasjet janë ato që i kanë “ngulitur” shikuesit para ekranit.

Ekspertët gjithashtu ia atribuojnë suksesin e shfaqjes personazheve të saj, shumë prej të cilëve janë pjestarë të thjeshtë të shoqërisë. Ata edhe pse vijnë nga sfera të ndryshme, kanë një të përbashkët: problem me paranë. Mediat perëndimore kanë bërë krahasime midis Squid Game dhe Parasite, filmi korean fitues i Oskarit në vitin 2019 që gjithashtu hodhi dritë mbi pabarazinë mes të pasurve dhe të varfërve.

Përfundimi i serialit lë vend për të menduar se do të ketë një sezon të dytë. Por fansat duket se do të presin gjatë për të.

Skenaristi dhe regjisori Hëang Dong-hyuk është shprehur qartë: S’kam plane! Është mjaft e lodhshme vetëm të mendosh për një gjë të tillë.

Marrë nga BBC

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

virale virale squid game squid game

Sondazh

Poll