Aktualitet

“Premtoj ta trajtoj zemrën tënde me kujdes”/ E vrau sot me thikë në dhomë, mesazhet plot pasion të 26-vjeçari

2 Tetor 2021, 17:48 Nga DOSJA
“Premtoj ta trajtoj zemrën tënde me kujdes”/ E vrau sot me

TIRANË- Kryeqyteti sot u trondit nga vdekja e një çifti në një nga banesat që kishte marrë me qera. Jawsackie Jaboah, nga Gana por me nënshtetësi franceze kishte ardhur në Shqipëri me shumë gjasa që të takonte të dashurin e saj 26-vjeçar, pa e ditur që ai do t’i merrte jetën. Klinton Pira nuk e fshihte marrëdhënien e dashurisë me 31-vjeçaren, duke postuar hera-herës foto me të në Facebook, duke mos ia kursyer as fjalët dhe premtimet e dashurisë. Megjithatë duket se do të zgjaste fare pak, e të gjithë premtimet do t’i merrte “era”, e Klintoni do të kthehej në vrasësin e saj. 

“Premtoj ta trajtoj zemrën tënde me kujdes dhe ta çmosh me dashuri,”-shkruante ai në një foto me të, por mesa duket këtë premtim e ka harruar duke i ngulur thikën sot të resë, e cila edhe pse shkoi me shenja jetë, ndërroi jetë në spital. 

 LAJMI KRYESOR: E RËNDË në Tiranë! 26-vjeçari qëllon me thikë të dashurën nga Gana, më pas hidhet nga kati i 8 i pallatit, vdes në vend! 31-vjeçarja humb jetën në spital

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vdekja e ciftit ne tirane vdekja e ciftit ne tirane

Sondazh

Poll