Aktualitet

‘Je spiun’/ Përplasja me Bujar Nishanin, Visar Zhiti: E pa dosjen time, s’gjeti asgjë të errët, më sulmoi se

2 Tetor 2021, 16:15 Nga DOSJA
‘Je spiun’/ Përplasja me Bujar Nishanin, Visar Zhiti: E pa

TIRANË- Shkrimtari dhe poeti Visar Zhiti kujtoi përplasjen e fortë të pak kohe më parë me ish-presidentin Bujar Nishani. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Zhiti tha se ishte sulmuar me pa të drejtë, duke e cilësuar Nishanin si president të papërgjegjshëm.

Ish-Presidenti e dinte shumë mirë që unë nuk isha ajo që po thoshte ai, e dinte shumë mirë, sepse kërkoi dosjen time dhe mua ma dhanë informacionin, dhe atij ju tha se ky njeri nuk ka asgjë të errët në dosjen e tij. Ai e dinte dhe i duhej të më sulmonte për interesa oligarkike të tijat, që ja mundësonte posti. Shpërdorimi i postit, i fjalës, i tjetrit, ishte diçka që aq sa më vrau mua, vrau qytetarinë, vrau një të vërtetë,”-tha ai. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

PYETJA: Kur ju përmenda momente të komplikuara, të vështira, që mund të jeni ndjerë të rrëzuar… kanë qenë ato momente që keni kaluar, kam parasysh këtu edhe debatet e fuqishme, ku ju u përfshitë…

Zhiti: Kam qenë i sulmuar në mënyrë të padrejtë, nga njerëz të padrejtë, në poste të padrejta.

E keni fjalën këtu për z. Nishani?

Zhiti: Po, më vjen mirë që kuptohet.

Çfarë ka mbetur nga ai debat dhe sa ndikoi që ju të iknit përfundimisht?

Zhiti: Nuk po them se i nënvleftësoj këto dhe se nuk pyes prej tyre. Brendësinë dhe thellësinë time nuk e kanë cënuar, unë e di të vërtetën time. Nëse them diçka apo bëj një letër, e bëj që ta shohin të tjerët. Por më trondit klima. Ish-Presidenti e dinte shumë mirë që unë nuk isha ajo që po thoshte ai, e dinte shumë mirë, sepse kërkoi dosjen time dhe mua ma dhanë informacionin, dhe atij ju tha se ky njeri nuk ka asgjë të errët në dosjen e tij. Ai e dinte dhe i duhej të më sulmonte për interesa oligarkike të tijat, që ja mundësonte posti. Shpërdorimi i postit, i fjalës, i tjetrit, ishte diçka që aq sa më vrau mua, vrau qytetarinë, vrau një të vërtetë. Si ka mundësi që një njeri që duhet të jetë në një detyrë aq të lartë, gjithëpërfshirëse e përbashkuese, shkon dhe sulmon në mënyrë të padrejtë një njeri që vjen nga burgjet, që në fund të fundit ai ishte President i atij sistemi që u ëndërrua nga burgjet, që u projektua si psherëtimë apo klithmë në ato burgje. Ky njeri, që ishte oficer i diktaturës së atij burgu, që fati e sjell padrejtësisht të bëhet President, në vend që të jetë mirënjohës kohës dhe atyre të burgosurve, që ulëritën për këtë sistemi, ngrihet kundër njërit prej tyre.

Nëse do të ishte një President tjetër në detyrë, do të ishte ndryshe për ju?

Zhiti: Besoj ndryshe, sepse ajo lidhej dhe atje ku ishte kapur ai. Unë dhe i di ca gjëra, ashtu siç nuk i di shumë gjëra, edhe i di. Kjo është shumë vetja, sepse nuk pati përgjegjshmërinë që aty është President jo i vetes së tij, por i Shqipërisë. Duke mos pasur një ndërgjegjësim të tillë, ai solli dhe katastrofa të tjera, që s’patën lidhje me mua, dhe që vazhdojnë. Më vjen keq që hyra në këtë bisedë, e di që do pendohem.

Si nisi përplasja mes palëve?

I pari ishte Visar Zhiti, që sulmoi presidentin Nishani, pasi ky i fundit dekretoi disa vite më parë Fatmir Xhafajn si ministër i Brendshëm.Ndërkohë, reagimit të tij, presidenti Nishani do t’i përgjigje: “Kur u bë publik propozimi i kryeministrit Rama për të emëruar Zhitin ambasador në Selinë e Shenjtë, unë mora mesazhe dhe dëshmi nga ish-i përndjekuri politik P.V., i cili e akuzonte Zhitin si bashkëpunëtor të administratës së burgut të Spaçit”. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Zhitit, i cili në një intervistë për ‘GSH” e quan Bujar Nishanin karikaturë të diktatorit Enver Hoxha.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bujar nishani visar zhiti bujar nishani visar zhiti

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Tetor 2021, 13:35

TIRANË – Ditën e sotme, banorët e njësis ë numër 5 në Tiranë, kanë protestuar për shkak se dikush po tenton që t’jua marrë banesat e tyre. Bano...