Aktualitet

VIDEO- 161 km/h por telefoni nuk hiqet nga dora! Policia kontrolle në vend, 7 të arrestuar, s’i kursen gjobat

2 Tetor 2021, 15:31 Nga DOSJA
VIDEO- 161 km/h por telefoni nuk hiqet nga dora! Policia kontrolle në vend,

TIRANË– Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa akse të vendit për drejtues të mjeteve që nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Siç bëhet me dije, në pranga kanë përfunduar 7 shoferë, 2 prej të cilëve ishin në gjendje të dehur. Ndërsa janë pezulluar 39 patenta, nga të cilat 26 për shpejtësi mbi normat e lejuara. Po ashtu nuk mungon as fenomeni i përdorimit të telefonit gjatë drejtimit të mjetit.

Masa të shtuara në fundjavë për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë. Në të gjithë vendin, vijojnë kontrollet intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar përfshirjen në ngjarje rrugore me pasoja për jetën. Edhe gjatë 24 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh, që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar nga 134 km/h në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan deri në 161 km/h në Rrogozhinë – Kavajë si dhe drejtues që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

?Janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

?Janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 26 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

?Po si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve të adresuara nga qytetarët në Komisariatin Dixhital dhe në nr 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1046 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, kryesisht për parakalime të gabuara, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, për mos vendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, për shpejtësi tej normave të lejura, por pa sanksionin plotësues atë të pezullimit të lejes së drejtimit.

Policia e Shtetit, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos shpejtojnë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparatë fotografik. Njëkohësisht, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Tetor 2021, 13:35

TIRANË – Ditën e sotme, banorët e njësis ë numër 5 në Tiranë, kanë protestuar për shkak se dikush po tenton që t’jua marrë banesat e tyre. Bano...

Aktualitet 2 Tetor 2021, 12:04

ITALI– Operacioni antidrogë ‘Illirycum’, në bashkëpunim me policinë në Aosta, ka vënë në pranga 5 persona dhe pritet që në pranga të përfundoj...