Zjarr në fshatin Bestrovë, digjen ullishte dhe pemë, punohet për shuarjen e tij
VLORË– Një zjarr ka përfshirë ullishtet dhe pemtaritë në fshatin Bestrovë të Vlorës. Siç shihet dhe në pamje, në vendngjarje kanë shkuar forca...
Deri ku mund të shkojnë justifikimet për dhunën ndaj partneres? Deri aty sa një i ri që kishte vendosur të bashkëjetonte, fajësoi të dashurën se nuk dinte të dallonte debatin verbal nga dhuna fizike. Apo përballimin e përgjegjësive në një lidhje…
Një dosje e vendosur në dispozicion Gazetasi.al, nga policia, tregon se si një vajzë e re, pasi u grind me të dashurin me të cilin mori një shtëpi me qira pranë zonës së Liqenit, fillimisht e akuzoi atë se i kishte vjedhur banesën e prindërve, ku ai kishte marrë sipas saj disa bizhuteri.
Por kur policia shkoi në vendin ku jetonte i riu, përveç shkopinjve të bejsbollit dhe një thike, nuk gjeti asgjë tjetër të dyshimtë. Pas këtij çasti, ishte radha e të riut A.T., që të ngrinte akuza ndaj vajzës me prejardhje nga Korça. Ai i hodhi poshtë të gjitha dyshimet, duke thënë: “Nuk është e vërtetë që kam vjedhur shtëpinë e të dashurës. Nuk është e vërtetë që e kam dhunuar”.
Madje, A.T., sipas drejtorisë vendore, arrin deri aty sa ankohet për të.
“Ne të dy kemi pasur marrëdhënie të mira dhe asnjëherë nuk ka degraduar me dhunë. Debatet kanë qenë si çdo çift që jeton, për punët e shtëpisë, gatimin dhe mirëmbajtjen. Bënim debate të tipit, më mirë të kisha pajtuar një pastruese, vinte pastruesja i bënte të gjitha dhe e dashura nuk prekte asgjë me dorë. Më kishte bërë përshtypje kjo gjë dhe kjo papërgjegjshmëri e saj, ne ishim në bashkëjetesë dhe po e njihja dhe disa herë ia kisha vënë në pah shqetësimin”.
I ndodhur në këto grindje, i riu tregon se e dashura u kthye tek prindërit dhe për ta lënë që të reflektonte, ai për disa javë nuk e telefonoi qëllimisht. Policia e pyet të riun se përse e mbante thikën në banesë dhe a është ajo një armë e ftohtë?
Ai përgjigjet: “Është thikë antike e kam blerë në SHBA dhe konsiderohet relike, pasi është përdorur në luftën e Vietnamit. Kurse dy shkopinjtë e bejsbollit i mbaj, sepse luaj shpesh nga liqeni dhe se kam qenë në ekipin e moshave të bejsbollit në Nju Jork”.
Por ndërkohë, e reja insistoi sipas burimeve të Gazetasi.al, se kur u largua prej tij, ai e kërcënoi: “Do të shkatërroj të gjithë pasurinë që kanë prindërit e tu”.
E reja pretendon se në banesë ishin disa kuti me bizhuteri të shtrenjta, të cilat dikush i ikishte boshatisur dhe që sipas saj, nuk mund të ishte askush tjetër, veç të dashurit me të cilin ajo u grind.
E reja e përshkroi atë sipas dosjes si një individ që kishte ushtruar dhunë, por që nuk e kishte kallëzuar me shpresën se ai do ndryshonte dhe do zbutej me kalimin e kohës.
Marrë nga Gazeta “Si”
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Një zjarr ka përfshirë ullishtet dhe pemtaritë në fshatin Bestrovë të Vlorës. Siç shihet dhe në pamje, në vendngjarje kanë shkuar forca...
ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap në flagrancë për trafik të lëndëve narkotike.Sipas mediave italiane, shqi...
SHKODËR– Qytetarët e Shkodrës kanë marshuar në mënyrë sensibilizuese ditën e sotme, pas ngjarjes tragjike të vrasjes së nënkomisarit të Lezhës, Saimi...
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur lidhur me lajmin se në SHBA është zbuluar se molnupiravir, një ilaç eksperimental i kompanisë Me...
TIRANË– Një 22-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke shitur kokainë në Tiranë. I riu në momentin që ka pikasur forcat ‘Shqiponja&...
DURRËS– Dy vajza janë arrestuar tek “Ura e Dajlanit” pasi ushtronin prostitucion. Ato janë përkatësisht të moshave 29 e 38-vjeçe dhe akuzohen ...
PUKË– Policia e Pukës ka zhvilluar një aksion anti canabis në zonës. Hile Marnikollaj është personi i arrestuar në Pukë pasi policia ka gjetur dhe se...
TIRANË– Policia e Lezhës u informua për të shtënat me armë zjarri në ishull Lezhë nga nëna e Kristjan Sherrit. Pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hox...
TIRANË- Dy shtetas të mitur janë vënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike kanabis sativa.Sipas njoft...